Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Në kujtim të regjisorit dhe aktorit Faruk Begolli Empty Në kujtim të regjisorit dhe aktorit Faruk Begolli

Thu 23 Aug 2012 - 11:49
Në kujtim të regjisorit dhe aktorit Faruk Begolli BegolliFaruk Begolli ishte regjisor dhe një ndër aktorët më të shquar shqiptarë të Kosovës, ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Faruk Begolli lindi më 14 shkurt 1944 në Pejë, Kosovë dhe u nda nga jeta më 23 gusht 2007.

Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe u diplomua më 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu, një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet ‘90-të, ai së bashku me Enver Petrovcin, themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë, duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë më i njohuri në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke vazhduar deri më tani.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi