- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Guri i amanetit
Sat 14 Jul 2012 - 13:21
Mark Brunga
Në fshatin Vig të Mirditës, në një zonë ku ndahen administrativisht tre rrethe: Shkodra, Lezha dhe Mirdita në afërsi te Kalasë së Vigut (në rrënim e sipër) dhe afër vënd-vrasjes së 5 heronjve të Vigut, na ra në sy një tufë drushë (barrë siç i thonë vëndasit) të sjella nga ujërat e Gjadrit.
Në bazën e kësaj tufe drush ndodhej një pemë e tharë prej kohesh a mbase rrënjë, e cila në vështrimin e parë të jepte përshtypjen e një kafshe prehistorike ku spikasnin këmbët, organi gjenital mashkullor, trupi dhe deri qafa e dyzuar. Pjesët e thara të degëve ngjasonin me bishta dhe i gjithë konstrukti i ketij trungu interesant të sillte në vëmëngje një lloj shpendi gjigand fluturues të periudhës së dinosaurëve.
Dëshira për ta marë me vete në Durrës dhe për t’ia dhuruar një miku piktor në Durrës, i cili ka një koleksion të madh pemësh të thara me forma artistike spontane ishte e madhe.
Në afërsi të druve (të cilat i fotografuam) ndodheshin edhe disa zona ku ishin djegur dru zjarri për të gatuar a ndoshta për të përballuar të ftohtin e dimrit nga çobanët. Por këtë tufë drush nuk e kishte prekur askush. Ai (ose ajo) që e kishte mbledhur kishte lënë mbi këto dru një gur të madh që binte menjëherë në sy. Nuk është një gur i zakonshëm, të paktën për banorët e këtyre zonave...
Çfarë është “guri i amanetit”
Vendasit e quajnë këtë gur “gur amaneti”. Duke e njohur këtë rit pagan të vendasve nuk mund ta merrnim me vete “bishën antike”. Falë respektit për këtë traditë, ne nuk i prekëm drutë. Nuk gjetëm banorë vendas afër për t’u marrë leje. E as bëhej fjalë të gjendej pronari legjitim i saj, të cilit i përkiste “tapia e gurtë” që vërtetonte pronësinë mbi të: guri i amanetit.
Zonat e banuara ishin mjaft larg prej aty dhe transporti me mjete motorike ishte i pamundur për shkak të lartësisë së traseve me zallishte dhe thellësisë së kanalizimeve të përrenjve. Mbase tufa ishte harruar aty. Po askush nuk do ta prekte. Deri në vërshimin e ardhshëm. Që me siguri do të vijë me shirat e para të vjeshtës së ardhshme. Për shkak të atij guri nuk mundëm ta marrim as ne trungun me forma të çuditshme.
Nuk preken nëse kanë atë gur përsipër
Ish-deputeti Simon Puta e ka orgjinën nga fshati Korthpulë i Mirditës që ndodhet në afërsi te Vigut. Ai e njeh mirë botëkuptimin e zonës dhe tregon se në tërë rajonin kjo është një tradiitë që nuk ka guxuar ta shkelë njeri. Në pyjet e Korthpulës, - thotë ai, - kalbeshin trungjet e pemëve nëse kishin një gur përsipër. Nuk prekeshin. Zona deri vonë nuk ka përdorur dryna për të mbyllur dyert e jashtme. Vetëm natën mbylleshin me shula nga brenda. Në fshatrat e kësaj zone nuk njihej vjedhja brenda përbrenda. Për këta lloj vjedhesish kur konstatohej ndonjë rast i rrallë, kishin një emërtim poshtërues “Brac”.
Ndue Dragusha, drejtor i gazetës lokale “Lisalba” shpjegon: “Drutë mund të kalbeshin në pyll dhe nuk i merrte njeri po të kishin sipër tyre qoftë edhe një gurickë të vënë si amanet për të mos i prekur. Guri përfaqëson peshën e mëkatit”.
Çfarë është “guri i pendesës”
Nuk është vetëm “guri i amanetit”. Në këto anë ekziston edhe “guri i pendesës”. Falej një gjak dhe i faluri mbante gurin rreth kishës si pendesë për krimin”. Disa vite më parë një dramë e realizmit socialist e Loni Papës “Cuca e Maleve” tërhoqi vëmendjen, kur një njërin nga aktet personazhi-prift për të vënë në pozitë të vështirë një personazh tjetër i dha urdhër në meshë të vinte mbi supe gurin e pendimit publikisht dhe të rrotullohej me të në kurriz rreth kishës.
MURANAT
Në vendin ku vritej ndonjë person, udhëtarët ndalonin dhe vendosnin ndonje gur. Pirgu i gurëve rritej vazhdimisht dhe quheshin në gjuhen e vëndaseve Murana. Mbase kjo forme piramide mund të jetë në rënjët e lashta dhe format e vjetëra që u konkretizuan me vonë me obeliskët dhe lapidarët. Tradita vazhdon deri sot e kësaj dite në krahinen e Mirditës, Kosovës dhe zona të tjera.
PAK HISTORI…
Fshati i Vigut shtrihet në pellgun e lumit Gjadër dhe përbëhet nga një popullsi etnike mirditore. Në territorin e kësaj komune vendbanimi më i hershëm (që vërtetohet nga mbetjet e ndërtimeve) është kalaja e Kastrit, që ka një sipërfaqe prej 5600 m2. Kjo kala, sipas historikut te Komunës, i përket kohës së Batos dhe është ndërtuar në një shesh të bukur në grykën e lumit Gjadër në fshatin Vig, në kryqëzimin e rrugës Shkodër - Orosh dhe Lezhë-Pukë-Prizren.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi