Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ilir Dushkaj, shkodrani që josh vajzat e Tiranës me koktej kimikë Empty Ilir Dushkaj, shkodrani që josh vajzat e Tiranës me koktej kimikë

Sat 14 Jul 2012 - 13:41
Ilir Dushkaj, shkodrani që josh vajzat e Tiranës me koktej kimikë Ilir-dEmanuela Sako
Lëng frutash dhe lule të përziera me… pluhur floriri?! Ju duket e çuditshme? Është e rrallë edhe për europianët, por 36-vjeçari nga Shkodra, Ilir Dushkaj, e ka sjellë si tendencë në Tiranë. Jo të gjithë e dinë vendndodhjen e lokalit të tij, sepse siç na thotë vetë Iliri, nuk do që të bëjë asnjë lloj reklame. Por, kërkon që të jetë shërbimi dhe puna e tij që ta mbajnë klientin brenda në lokal.

Kjo është një teori e veçantë dhe personale? Ndoshta, por kur ai rendit si një ndër koktejlet e veçanta atë “me pluhur floriri” dhe minerale të tjera, për momentin shtagemi. Por Iliri na shpjegon se reaksioni kimik jo vetëm që nuk është aspak problematik, por është edhe i ushqyeshëm. Ka shije dhe dizenjim të veçantë. Një zgjedhje paksa ekstreme, me një kosto prej 1 mijë lekësh.

Baristi me dy diploma

Ilir Dushkaj është diplomuar për Histori-Gjeografi dhe pas shkollës punoi rreth 6 muaj si mësues. Para 12 vitesh emigroi në Itali dhe gjatë kohës së qëndrimit atje, studioi për Administrim Biznes në Milano. Me dy diploma në xhep mendoni se do shihni një djalosh me kostum, kollare, syze dhe një dosje në duar? Jo. Iliri mund të konsiderohet bar-meni më ekstravagant i Tiranës.

“Në Itali e nisa si barist i thjeshtë, bëja kafe, kapuçino, pije të zakonshme. Kur fillova të mësoja gjërat e para për koktejlet isha në një american-bar. Pas 3 muajve punë u bëra kryebarist dhe pas 6 vjetësh isha krijues i filozofive të shitjes”. Kështu quhen ata që orientojnë klientelën drejt asaj që ata duhet të pëlqejnë, zakonisht drejt zgjedhjeve të reja jo të zakonshme.

“Vendosa pas 6 vitesh”

Pas 12 vitesh di shumë për ekstraktet, koktejlet me këto ekstrakte dhe koktejet e ngrënshëm (në formë të ngurtë), si dhe koktejlet natyrale. Këto janë koktejle që krijohen në formë të ngrënshme, pra jo të lëngshme.

“Koktejlet janë para së gjithash krijim, fantazi. Në rastet për të cilat po flasim duhen njohur edhe reaksionet kimike që përdoren në to. Në të gjithë Italinë janë vetëm dy bare që kanë koktejlin e ngrënshëm dhe molekular. Ky në Shqipëri besoj është i vetmi në Ballkan. E studiova tregun e Shqipërisë 6 vite me radhë para se të vendosja ta hapja këtë lokal”.

Koktejlet molekulare

Koktejlet molekulare falë kimisë kthehen në formë membrane që brenda rri e lëngshme. Këto koktejle nuk mund të përgatiten menjëherë, por kërkojnë kohw për të mundësuar proceset e përzierjes së përbërësve. Duhen lënë për një kohë të caktuar disaorëshe në një vend të veçantë, ndaj klienti përgjithësisht e bën porosinë disa orë më parë.

Koktejlet me minerale

Më i veçanti mbetet koktejli me përbërje mineralesh si floriri dhe argjendi. Këto janë në formë pluhuri dhe ndikojnë jo vetëm shijen por edhe pamjen e gotës. Iliri thotw se formula e tyre wshtw e aftw tw na ndikojë gjendjen emocionale: “Ka koktejle që sjellin vetvlerësim për veten, siç është koktejli me violetë, që jep energji pozitive”.

Preferohen nga femrat

Koktejlet preferohen më tepër nga femrat. Rreth 80 për qind e klientelës janë femra, sepse koktejlet kanë përbërje frutash dhe lulesh, për të cilat bota femërore ka dobësi. “Femrat i preferojnë më tepër sepse shumica e formulave të mia kanë lule dhe kanë shumë ngjyra të kuruara deri në detaje”, - tregon Iliri për klientet e tij të përditshme.



“Një koktej shqiptar? Raki, lule dhe kokrra rrushi”

Ilir, çfarë ekstraktesh përmban një kokteil?

Ka ekstrakte frutash, bimësh, por edhe minerale.

Çfarë lloj lulesh…?

Lule si trëndafili, viola, ibiskus (lule aziatike) që e marr në gjendje të lëngshme dhe pastaj ai e aromatizon koktejlin, mollë jeshile, shegë, orkide, levando etj.

A ka koktejle tradicionale shqiptare?

Koktejli më i vjetër shqiptar është përzierja e ponçit me konjakun dhe që të gjithë e njohin si Kaçurel. Ose mund të jetë përzierje e ponçit me qumësht. Tani unë bëj një lloj koktejli me pije tradicionale, me raki dhe kokrra rrushi, e cila preferohet shumë nga klientela e huaj. Nuk i kam vënë as emër.

Çfarë është kimia e koktejleve?

Kimia e koktejleve është lidhja e shijeve me një reaksion të suksesshëm kimik.

Nga e njihni kiminë e koktejleve?

E kam studiuar me kurse të farmaceutikës në Milano. Kam studiuar për reaksionet që japin përbërësit, në mënyrë që pijet të jenë sa më të shëndetshme.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi