Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Mon 9 Jul 2012 - 22:23
Albina Hoxha Në sajtet rinore online qarkullon dëshmia e një gazetari italian, i cili erdhi në Shqipëri si turist, i ftuar nga një mik i tij italian, sipërmarrës i mesëm, ortak në Tiranë me një shqiptar që menaxhon një nga lokalet e natës në zonën e Bllokut. Gazetari shkruan për mikun e tij: “Si një mesdhetar i mirë ka pasion veshjet e bukura dhe gratë. Ka një aktivitet të përbashkët me një ortak shqiptar dhe thotë se në Tiranë ka gjetur një parajsë që nuk e imagjinonte dot më parë. Sipas tij, “vajzat aty janë të ngrohta dhe të dëgjueshme. Dhe mbi të gjithë një e dashur shqiptare kushton më pak". Ky ishte njeriu që më ftoi të vizitoja Tiranën. U nisa si turist, për pak ditë, por rishtaz bëra zanatin e gazetarit.



“Kam vetëm një jetë, nuk do ta jetoj si babai”

Më pas gazetari-turist rrëfen: “...Në aeroport (është aeroporti i vetëm i kryeqytetit shqiptar, tashmë i dhënë me koncesion) më presin me një Mercedes; në timon është ortaku i mikut tim, një djalosh i ri, i cili gjatë tri ditëve të qëndrimit tim në Tiranë kryefjalë të të gjitha bisedave, kishte...paranë. Kishte mbaruar studimet e larta për jurisprudencë, por nuk kishte punuar asnjë ditë më profesion. “Dita të shfrytëzoj shansin tim. Kam vetëm një jetë dhe atë nuk dua ta jetoj si babai im", - më thotë në mbrëmje, në klubin luksoz në Tiranë arreduar me shije, një shartim mes një pub-i dhe diskoje në zonën që aty e quajnë Bllok. Aty takova dhe mikun tim italian që më kishte ftuar. Ai përshëndeti pothuaj gjysmën e lokalit. Me djemtë shtrëngonte fort dorën, kurse vajzat i përqafonte. Me sa duket e njihnin të gjithë në atë lokal”.



“Janë vajza të mira, ditën shkojnë në universitet”

I mësuar që prezantimi i zanatit të tij kudo në botë shkakton reaksion dhe ndjesi mbrojtje, gazetari Italian nuk e fsheh habinë e reagimit të djaloshit të ri tiranas, kur i thotë “jam gazetar”. “....Nuk i bëri përshtypje kur i thashë se jam gazetar. “Edhe njerëzit e zanatit tënd kanë nevojë të argëtohen” – më tha dhe më pyeti sa doja të shpenzoja për një... natë seksi. E pyeta për çfarë bëhej fjalë. “Jo më pak se 100 euro, janë vajza të mira, ditën shkojnë në universitet”, - më shpjegon me një italishte perfekte dhe shton: “Në Shqipëri nuk ka prostitucion në rrugë, janë vetëm disa cigane që dallohen nga larg se ç’mall janë por vajzat e mira (ai nuk e përdor asnjëherë fjalën prostitute) nuk i gjen kollaj".





“Vajzat këtu ende e kanë me shumë qejf martesën”

Ortaku i tij, miku im italian, më shpjegon në vesh mes zallamahisë së pub-it se “janë vajza studente të ardhura nga provincat; jeta këtu është e shtrenjtë dhe për të jetuar siç do të donin, seksi është shansi i tyre. Ka të tjera që pasanikët e martuar këtu i mbajnë si dashnore, u paguajnë gjithçka, u blejnë makinë, ndodh edhe shtëpi. Të huajt preferohen sepse paguajnë më mirë, bëjnë dhurata dhe nuk "të bëhen rrodhe" madje ndodh edhe që historia e nisur me para mund të përfundojë me martesë sepse të gjitha vajzat këtu ende e kanë me shumë qejf martesën”.



“Me një telefonatë njoha “vajzën time të mirë”

Dëshmitari i turizmit seksual në Tiranë shkruan më pas vijimin e ngjarjes. Në epiqendër të rrëfimit është gjithmonë djaloshi i ri shqiptar: “...Dy celularët që mban në tavolinë bien herë pas here. Përgjigjet shkurt dhe duket i qetë dhe i sigurt në vete. Kur bindet që unë nuk kam kundërshtime, në vetëm dy minuta mbyll një bisedë me një “vajzë të mirë” në telefon. Nga gjuha e tij kuptova vetëm se i tha disa herë se bëhej fjalë “për një italian”. Ishte inteligjent dhe intuitiv. E kuptoi që e kuptova kontekstin e bisedës, sepse sapo mbylli telefonin më tha në italisht: “Është një vajzë e mirë që nuk shkon asnjëherë me shqiptarë”. Vetëm dhjetë minuta më vonë "vajza e mirë" hyri në lokalin tonë. Ishte vërtet një bukuri mesdhetare, tiparet e mprehta të një bruneje të lindur, zbuteshin nga flokët e bëra bjonde.



Ëndrra për TV: “Po të panë aty bëhesh vip”

Ne qëndruam së bashku për një gjysëm ore. Më tha që ishte studente. Më tha se kishte ëndërr televizionin ose të vazhdonte studimet jashtë. Kur dolëm jashtë nga lokali dhe më tha se banesa ishte fare pranë. (Të nesërmën miku im më shpjegoi se ajo ishte zona më e shtrenjtë e Tiranës, ku çmimi për metër katror i banesave është gati në të njëjtin nivel me Perëndimin). Apartamenti ku jetonte “vajza ime e mirë” ishte një nga katër të tillët në pronësi të ortakut të mikut tim. Me një lehtësi të habitshme më shpjegoi se ishin tre vajza që e bënin këtë punë për “bosin” e ri. "Eshtë xhentil dhe nuk bën kurrë sherr për qindarka. Por mbasi të mbledh disa para do të punoj vetëm për veten time. Kështu kanë bërë disa shoqe të miat. Kështu do të bëj dhe unë", më tha duke shtuar se ndiqte kurse private vallëzimi me shpresën që të merrte pjesë në ndonjë prej spektakleve të shumtë që zhvilloheshin nëpër televizionet në Tiranë. "Ai është kulmi. Po të të shohin në televizor, bëhesh VIP dhe paratë rrjedhin lumë ",- më tha.



Me bindjen që nuk po bën asgjë të gabuar

Në mbyllje të rrëfimit gazetari Italian që nuk e botoi këtë histori veç në blogun e tij online, konkludon: “...Ndoshta “vajzave të mira” policia e ka të pamundur t'u afrohet, por në Tiranë prostitucioni nuk është legal. Madje një nga sharjet më të rënda që mund t'i bëhet një femre është ta quash atë prostitutë. Po si t’i quaj tri ditët që kalova në Tiranë? Më mbeti në mend diçka nga “vajza ime e mirë”. Të nesërmen shkuam sërish në një tjetër klub ku pothuaj të gjitha vajzat pinin duhan dhe ngjanin më së shumti me ikona televizive. Kur u ndamë më dha numrin e saj të telefonit. Edhe taksinë e thirri vetë. Ajo që më habiste ishte që gjatë gjithë kohës sillej ashtu siç mund të sillet vetëm dikush që ka bindjen se nuk po bën asgjë të gabuar...! Sa do zgjasë jeta që bën? Booh, nuk guxova t’ia bëj këtë pyetje...”









“Mikja ime e dhomës, një studente prostitutë”


Intervista e mëposhtme është bërë me mikeshën e ngushtë të një vajze studente që bën prostitutën në Tiranë. Jetojnë me qera në një shtëpi në Qytetin Studenti. Është shumë e vështirë për tema të tilla, të japësh më shumë hollësi se kaq. Çdo rrethanë identifikuese mund t’u shkatërrojë jetën këtyre vajzave. Apo e kanë tashmë të shkatëruar? Janë të shumtë ata që e mendojnë kështu, por vetë këto vajza nuk duket se kanë (të paktën hë për hë) brerje të ndërgjegjes. Është gjithashtu e pamundur të kesh një pamje shifrore të fenomenit për të kuptuar sa i përhapur është ai mes studenteve.



Si i gjen M. këto njerëzit që del?

Po nuk ka problem. Del natën nga e enjtja e tutje, ka dhe një shoqe që ia lenë njëra tjetrës. Ndonjëherë telefonon taksisti. Ka një taksistin e saj, çun i mirë.



Del në rrugë?

Joooo.. nuk thashë rrugë. Në lokale po thosha.



Nëse del natën si shkon në shkollë ditën?

Normal, ditën është në gjumë. Në ca provime është djegur nga numri i mungesave, të tjerat nuk janë problem, nuk janë problem provimet.



Sa fiton?

Nuk e di sa fiton, se ajo i prish brenda natës ndonjëherë. Po shkoi në qendër tregtare përshembull nuk e ka problem të prish 200 300 mijë lekë menjëherë. Po nëse dikush mendon se e bën për lekë e ka gabim, pasi ajo ka një gjendje të mirë ekonomike, prindërit kanë dyqan në D... dhe të ardhurat që i dërgon familja i mjaftojnë po të dojë.



Po pse e bën atëherë?

Shiko, edhe lekë më shumë duhen se do ta blesh një rrobë të mirë, jo tualeti, vetëm krehja përditë sa bën.. po mendon të blejë një Smart të vogël.



Nuk ka tutor?

Jo, jo nuk ka asnjë tutor, ç’a tutori...



Ka shumë që e ka nisur e bën këtë gjë me lekë?

Besoj një vit, diçka më shumë se një vit aty.



Po si e ka nisur përshembull?

Po si mënyrë argëtimi dhe kënaqësie e ka nisur, për qejf, por më pas kërkoi të paguhej për atë që bënte, e thjeshtë .



Çfarë bisedash bën zakonisht ti me M. kur uleni në kafe si shoqe përshembull?

Ç’a bisedash...



Po a i vjen mirë apo keq për atë që bën, apo nuk e ka problem, është normal...

M. thotë gjithmonë që nuk ja vlen se meshkujt vetëm një gjë shohin tek femrat, njësoj është kjo punë. Thotë që sa të grumbullojë lekët për “Smartin” pastaj do ta lejë do gjejë ndonjë të huaj të martohet. Kështu thotë ajo po pastaj në çdo orë që i bie telefoni është e gatshme që të dalë. Dje më tha që lutet që të ngelet shtatzënë, ja kështu gjërash...



Po familja nuk kupton asgjë apo i ka larg?

Jo mi nuk i ka larg, familja e saj nuk dinë asgjë ata. Njëherë që qante se pa atë shoqen me një makinë të shtrenjtë, mori babin në telefon, onte tia kërkonte atij lekët për “Smartin”, erdhi ai pasdite, po ishte qetësuar ajo, i tha nuk kam gjë dhe vetëm qeshte.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Mon 9 Jul 2012 - 22:28
“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës 1496430775 “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës 1496430775 “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës 1496430775 sa me pelqejne qershite
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Thu 12 Jul 2012 - 11:27
Thone se femrat nuk goditen as me lule, por "vajzat e mira" pushkatohen!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Thu 12 Jul 2012 - 12:45
Luan_Valikardi shkruajti:Thone se femrat nuk goditen as me lule, por "vajzat e mira" pushkatohen!


Nuk pushkatohen por ndihmohen se nuk kane faj vetem ato qe behen "vajza te mira",si gjithnje i shikojme gjerat nga ana siperfaqesore e nuk e shohim me thell se kaq,njerez te paragjykimeve..!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Thu 12 Jul 2012 - 13:40
Αrjana shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:Thone se femrat nuk goditen as me lule, por "vajzat e mira" pushkatohen!


Nuk pushkatohen por ndihmohen se nuk kane faj vetem ato qe behen "vajza te mira",si gjithnje i shikojme gjerat nga ana siperfaqesore e nuk e shohim me thell se kaq,njerez te paragjykimeve..!

Pushkatohen.
Engjelli_blu
Engjelli_blu
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 463
<b>Hobi</b> Hobi : te acaroj te tjeret
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne boten e dashuri edhe urrejtjes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/02/2012

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Thu 12 Jul 2012 - 16:17
italiani te shohi vajzat e veta te mira... qe po i bojne prindrit "vajzat e tyre te mira" per lek
Sponsored content

“Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës Empty Re: “Vajzat e mira” të pub-eve të Tiranës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi