Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Anët e mira të pastrimit Empty Anët e mira të pastrimit

Thu 10 May 2012 - 15:32
Edicioni online i revistës “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç.Por, pastrimi ka edhe këto dobi:Djeg kaloritëEdhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.Redukton stresinTë gjithë e duam ndjenjën e shtëpisë së pastër pa rrëmuja, ndërsa rezultati përfundimtar, njëjtë si edhe vetë procesi mund të reduktojë nivelin e nervozizmit. Në vitin 2008, artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind.

Ndihmon te alergjitë

Sulmet tuaja ditore të teshtitjes mund t’i takojnë të kaluarës. Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë.

Përmirëson koncentrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni. Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet.

Është ventilim për zemërimin

Të gjithë nganjëherë kemi nevojë të shfryjmë, por në vend që të shfryhemi te njerëzit rreth vetes, më së miri është ta bëjmë në merimangat. Pastrimi është mënyrë produktive e lirimit të zemërimit dhe frustrimit, për ç’arsye disa njerëz marrin fshesën elektrike pas ditës së gjatë në punë apo pas grindjes së rëndë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi