Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dy anët e Shqipërisë Etnike Empty Dy anët e Shqipërisë Etnike

Mon 8 Jul 2013 - 22:34
Në ndërkohë që Koço Danaj, hartoi Platformën Shqipëria Natyrale, sepse siç qëndron në të shqiptarët e kanë të pambaruar misionin e tyre kryesor, Bardhyl Mahmuti, ish ministër i punëve të Jashtme në Qeverisë e përkohshme të Kosovës, mendon se idetë për “Shqipërinë e Madhe”, “Shqipërinë Etnike” dhe “Shqipërinë Natyrale” janë pengesa serioze për realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar

Bashkimi i shqiptarëve, ide kjo që po debatohet shumë viteve të fundit, e sidomos në 100 vjetorin e copëtimit të Shqipërisë vazhdon të jetë akoma top temë në të gjithë Ballkanin. Në ndërkohë që Koço Danaj, hartoi Platformën Shqipëria Natyrale, sepse siç qëndron në të shqiptarët e kanë të pambaruar misionin e tyre kryesor, Bardhyl Mahmuti, ish ministër i punëve të Jashtme në Qeverisë e përkohshme të Kosovës, aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar mendon se

idetë për “Shqipërinë e Madhe”, “Shqipërinë Etnike” dhe “Shqipërinë Natyrale” janë pengesa serioze për realizimin e aspiratave për bashkim kombëtar! Sipas tij ideja e “Shqipërisë Natyrale” është konstruksion “artificial” në funksion të manipulimit politik!

“Sa herë bëhej fjalë për krizat e njëpasnjëshme që karakterizuan Ballkanin Perëndimor në diskurset politike, diplomatike, mediatike dhe analitike një vend të rëndësishëm zënë idetë që lidhen me kufijtë e hapësirës kombëtare. Sa i përket Çështjes shqiptare, ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ u ‘rishfaq’ në diskurset e komunistëve jugosllav (pa marrë parasysh të cilës përkatësi etnike ishin) pas shpërthimit të protestave të vitit 1981. Edhe pse një kërkesë e tillë nuk figuronte në asnjërin program të asnjërës nga organizatat klandestine shqiptare që vepronin në atë kohë ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ u shndërrua në gogol! Propaganda rreth kësaj ideje do të intensifikohet gjatë tri dekadave të fundit, e sidomos në periudhën e luftërave çlirimtare”, shkruan Mahmuti në një analizë të tijën të cilën të plotë mund ta lexoni në “Lajm”.

Sipas tij qëndrimi i SHBA-ve dhe i BE-së për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe mos bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër aktualisht është qëndrim që shkon në interes të ruajtjes së tërësisë territoriale të vendit tonë. “Në këtë kontekst politik dhe diplomatik të aktualizosh ‘riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj shqiptarëve përmes krijimit të Shqipërisë Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale’ siç bën Koço Danaj, është qasje antishkencore dhe mund të jetë me efekte negative. Kur them qasje antishkencore kam për bazë tipologjinë (Shqipëri artificiale/Shqipëri natyrale) që bën z. Danaj. Në shkencat shoqërore marrëdhëniet shoqërore trajtohen në tërë kompleksitetin që i karakterizon dhe sidomos një trajtim të veçantë u kushtohen raporteve të forcave si në rrafshin lokal ashtu edhe në atë rajonal e ndërkombëtar. Në këto marrëdhënie nuk ka asgjë artificiale apo natyrale. Ka raporte forcash!”, mendon Mahmuti.

Ndërkaq, sipas Danajt, Shqipëri Natyrale është ofertë për paqe e progres në Ballkan, ndërsa pikat kryesore të zbatimit të saj janë shumë të thjeshta. “Zbatimi i Aktit Juridik të Kuvendit të Vlorës, anulimi i mbledhjes së Londrës, duke e konsideruar atë ashtu siç e konsideroi ish ministri i jashtëm britanik Robin Kuk në prill 1999, si një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptar. Më konkretisht, fillimisht bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, lejimi i shqiptarëve në Maqedoni për referendum për bashkim me Shqipërinë, shpallja e Çamërisë si zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë etj.”. Shqipëria Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës siç është sot në paqe-bërësin kryesor të rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje për paqe-bërës dhe jo për zjarrfikës. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikësit do të thotë se parashikon zjarre të tjerë në rajon. Shqipëria natyrale ka nevojë për një Londër- 2.

Sipas Mahmutit bashkimi kombëtar nuk ka nevojë për atributet “e madhe”, “etnike” dhe “natyrale”, por ka nevojë për veprime të koordinuara dhe të gjithanshme për ndryshimin e raportit të forcave për t’i dhënë forcën e nevojshme kërkesave tona legjitime!

“T’i shtosh atributet: ‘e madhe’, ‘etnike’ dhe ‘natyrale’ kërkesës legjitime të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar nuk e ndihmon realizimin e aspiratave tona shekullore. Përkundrazi, në këtë mënyrë u bëhet shërbim qarqeve që nuk ia duan të mirën shqiptarëve”, vlerëson Mahmuti./Lajm
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Dy anët e Shqipërisë Etnike Empty Re: Dy anët e Shqipërisë Etnike

Mon 8 Jul 2013 - 23:10
Realiteti eshte se Europa nuk do ndryshim kufish Legjenda.Edhe pse une e deshiroj nje Shqiperi te madhe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi