Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! Empty Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!

Sat 9 Feb 2013 - 18:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! 270834_383826515013272_375847929_n-300x243Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!
Nga Aleks Rrema

Sot gjendemi përpara një vullneti të jashtëshzakonshëm të çdo shqiptari që kërkon bashkim vëllazëror. Sot më shumë se kurrë, Shqipërisë, Atdheut tonë, i nevojiten burra jo për luftë, as për nxitje gjakrash, por për të udhëhequr me logjikë dhe vetëdije, strategjinë e referendumit e cila do të trokas në dyert e BE-së, me metoda demokratike. Kapacitetet intelektuale që Kombi ynë posedon janë të shumta, kjo tregon dhe nivelin e lartë të inteligjencës që ka pothuajse çdo shqiptar/e.
E theksoj faktin përse duhen burrat dhe jo ‘burrat’ apo burrecërit, sepse burrat kanë qenë, janë dhe do të mbeten të pa përlyer në tregun e shit-blerjes të politikës dhe diplomacisë dhe vendosmëria e tyre për të udhëhequr kombin me ndjenja të thella patriotike, është për tu vlerësuar. Kombit tonë, i lypset të ketë në ballin e saj të tillë njerëz patriotë, për vetë faktin se nuk njohin dhe nuk pranojnë asnjë kompromis në kurriz të ‘Mëmëdheut’. Dhe Bashkimi Europian apo Washingtoni, nuk do te hezitonin t’i mirëpritnin të tillë njerëz patriotë në dyert e tyre, si bashkëpunues dhe ruajtës së demokracisë apo mirëmbajtës të standardeve. Pra duhen burra patriotë me parime të qarta demokratike, të emancipuar në mentalitet, ruajtës të mirëfilltë të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë me rajonin dhe më gjerë. Domethënë aleatë të denjë për të siguruar unitetin në Ballkan, Europën Jug-Lindore, Europën Perëndimore dhe me Botën e lirë demokratike e të përparuar.

Po a ka Kombi ynë të tillë patriotë njerëz, që t’ju sigurojnë Europës dhe Washingtonit një bashkëpunim të denjë me të tilla standarde?!

Unë them se po dhe nuk është aspak e vështirë të gjenden të tillë bashkëpunëtorë, madje këta janë të gjetur pak a shumë, në çdo trevë të Shqipërisë. Në Kosovë gjenden dy figura te shquara atdhetarë: z. Albin Kurti dhe z. Faik Krasniqi, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre për kauzën e atdhedashurisë nuk po pranojnë asnjë dëmshpërblim politik nga agjentët e UDB-së që sot udhëheqin Kosovën, madje zëri i tyre oshtin fortë në çdo dikaster administrativ i brendshëm dhe i jashtëm, përfshi këtu dhe oponencën mediatike. Në luginën e Preshevës gjendet i nderuari z. Jonuz Musliu, sot Kryetari i PDSH-së dhe ish komandant i UCPMB-së, një nga patriotët më të denjë të luginës dhe një nga politikanët më parimorë dhe më demokrat se vetë demokracia amerikane. Në Maqedoni gjenden dy figurat e shquar z. Kim Mehmeti dhe z. Rufi Osmani, dy ideologë të fuqishëm për çështjen kombëtare, rezolutën e Ohrit, mbrojtës së të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe dy personat më ekzistencë, që përveç vuajtjeve e sakrificave të shumta që kanë përjetuar në jetët e tyre, nuk kanë hequr dorë nga toka Amë dhe nga Flamuri Kuq e Zi.
Në Mal të Zi gjendet i nderuari z. Genci Nimanbegu nga “ Lëvizja për Bashkim”, i cili pa ju kursyer ashpërsisë politike dhe egërsisë sllavo-snobiste, vazhdon misionin e tij për ta çuar përpara dinjitetin kombëtarë. Në Shqipëri gjenden figurat e shquar si z. Lisien Bashkurti, z. Kreshnik Spahiu, z. Kreshnik Osmani, të cilët, më shumë shpejtësi politike dhe diplomatike, po arrijnë t’i bindin ndërkombëtarët që Shqipëria nuk duhet të jetë në një gjuhë dhe në “5” Kombe, por në një gjuhë dhe në një komb të vetëm, paçka vështirësive politike momentale dhe uzurpimi i korrupsionit galopant nga kasta politike aktuale. Ndërsa për pjesën Çame gjendet politikani patriot dhe i pa zëvendësueshëm z. Tahir Muhedini, i cili me të gjitha përplasjet e territorit Grek, nuk është luhatur të tërhiqet apo të lehtësojë procesin e “Çështjes Çame”, në favor të shkatërrimtarëve si Shpëtim Idrizi me shokët e tij filo-grek. Pra këta figura garantojnë sigurinë, demokracinë, unitetin dhe bashkëpunimin reciprok me të gjitha Shtetet perëndimore dhe demokratike. Të tillë patriotë nevojiten si udhërrëfyes jo vetëm për bashkim, por dhe për integrimin e Shqipërisë Etnike në gjirin e BE-së. Çështja e referendumit apo bashkimit nuk kërkon as ndonjë specifik të veçantë, as ndonjë ligj të posaçëm dhe as arritje standardesh ekonomike, por vetëm atdhedashuri dhe vullnet nga çdo shqiptar/e pa dallim feje, krahine, apo ideje. Vetëm këto njerëz patriotë garantojnë stabilishment dhe në këto mënyra të përcaktuara strategjore, të hartohen referendumet dhe të plotësohen me nënshkrime nga të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen dhe t’ju paraqiten këto kërkesa dyerve të BE-së, Washingtonit dhe çdo institucioni tjetër të lartë të unionit. Kështu bëri dhe Gjermania dhe Polonia, të dy këto shtete të njëjtën rrugë ndoqën, kështu duhet të veproj dhe Shqipëria Etnike drejt rrugës së bashkimit dhe nuk do ketë forcë apo Shtet demokratik të mos i pranoj këto referendume në të tilla parametra udhërrëfyese. Bashkimi është shumë i afërt. God Bless Albanian Ethnic and Albanian’s People’s !!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! Empty Re: Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!

Sat 9 Feb 2013 - 21:40
te punojme me shume,te jemi me te lidhur,mos te u nenshtrohemi te tjereve,te zgjedhim njerez te mencur ne krye te popullit,keshtu ua imponojme dhe keshtu vjen bashkimi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! Empty Re: Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!

Wed 13 Feb 2013 - 15:03
Bota eshte e bindur nese eshte e bindur edhe SHQIPTARIA.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! Empty Re: Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!

Wed 13 Feb 2013 - 15:59
Message reputation : 0% (1 vote)
Shum leht eshte , sipas disave , mjafton qe te heqim dor nga idnetiteti jon fetar dhe ai Kombtare,.. te luajm lpjen qe do te na detyron perendimi dhe ja..
Sponsored content

Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!! Empty Re: Si ta bindim Botën Perëndimore, për Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi