Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vendosën hartën e Shqipërisë Etnike në Tetovë, rrezikojnë 5 vjet burg Empty Vendosën hartën e Shqipërisë Etnike në Tetovë, rrezikojnë 5 vjet burg

Thu 1 Dec 2011 - 15:15
Vendosën hartën e Shqipërisë Etnike në Tetovë, rrezikojnë 5 vjet burg Shqiperi_etnikeAktivistët e ‘Iliricum Libertas’ të liruar pas ndalimit për shkak të vizatimit në grafit të hartës së Shqipërisë Etnike në dalje të Tetovës, rrezikohen të burgosen nga 1 deri në 5 vite burg pasi sot ndaj tyre është ngritur padi penale nën akuzën se ata kanë nxitur urrejtje ndëretnike dhe kanë prishur qetësinë publike.
Kështu njoftojnë nga MPB-ja edhe pse për një gjë të tillë autorët e grafitit akoma nuk kanë njohuri.Ndërkohë dje, njëri nga të ndaluarit, Valon Kurtishi, njëherit edhe aktivist i Lëvizjes ‘Iliricum Libertas’ tha se Maqedonia funksion me standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për maqedonasit dhe shqiptarët pasi shteti nuk përdor të njëjtin standard kur maqedonasit shpalosnin hartën e Maqedonisë së Madhe gjatë fjalimit të Gruevskit në 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë. Nga ku akt, tha Kurtishi, Gruevski ishte i ndërgjegjshëm por askush nuk u arrestua dhe nuk u dëgjua asnjë reagim.Ndryshe, fyerjet ndaj shqiptarëve u përshkallëzuan në ndeshjen miqësore të futbollit Maqedoni-Shqipëri që u luajt në Prilep më 15 nëntor ku tifozët maqedonas fyen rëndë shqiptarët ndërsa pas ndeshjes dogjën flamurin kombëtar. Fyerje të tilla nga tifozët maqedonas tashmë janë shndërruar në përditshmëri në çdo ndeshje sportive pavarësisht nëse luajnë apo jo skuadra shqiptare. Në shenjë reagimi ndaj këtyre fyerjve, në një ndeshje futbolli në Kaçanik, tifozët shqiptarë dogjën flamurin maqedonas. Veprimi i tillë i tifozëve u dënua nga Prishtina Zyrtare e cila paralajmëroi hetimin e rastit. Reagime të shumta kishte për djegien e flamurit maqedonasi pati edhe nga politikanët dhe mediat maqedonase të cilat për rastin e fyerjes së shqiptarëve në ndeshjen miqësore më Shqipërinë në Prilep, nuk kishin bërë asnjë reagim apo njoftim në media, siç ndodhi edhe me ofendimet me baza nacionale ndaj shqiptarëve nga grupi i tifozëve ‘Komitët’ të shtunën në stadiumin në Gjorçe Petrov. Edhe pse Federata e Futbollit e Maqedonisë me rregulloren e saj obligohet të ndërpresë ndeshjet në raste fyerjesh në baza nacionale apo fetare, kjo nuk ndodhi as në Prilep dhe as në Gjorçe Petrov. Valmir Kuçi-Alsat M
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi