Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

20 vjet burg për nënën vrasëse Empty 20 vjet burg për nënën vrasëse

Mon 4 Apr 2011 - 15:42
Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Sonila Lumin, nënën që vrau djalin e saj në maj të vitit të kaluar.

Sonila Lumi akuzohet për vrasje me dashje të të miturit, pasi vrau djalin e saj 18 muajsh ngaqë nuk duronte dot të qarat.

Sipas konkluzioneve të hetimit që ka paraqitur prokuroria, fëmija ka
qenë në oborr duke lujatur, por ngaqë ishte bërë pis nëna e ka goditur
me grushta në gjoks duke i shkaktuar gjakderdhje.

Ndërsa foshnja ka vazhduar të qajë ajo e ka mbytur atë pasi nuk e duronte dot duke e lënë të vdekur.

Prokuroria ka thënë se nga autopsia ka rezultuar se fëmija ka vdekur nga
asfiksia pasi është mbytur nga nëna dhe në qafe ka patur shenjat e
gishtave të nënës, ndërsa kjo e fundit nuk ka shfaqur shenja pendese pas
krimit.

Për akuzën e vrasjes me dashje të të miturit, prokurori Julian Kristo
kërkoi dënimin e Sonila Lumit me 20 vjet burgim, por vendimi i gjykate
s’është lënë për një tjetër datë pasi mbrojtja nuk ka patur gati
konkluzionet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi