16 vite burg për adoleshentin që vrau nënën e tij (Video)
Sat 7 Apr 2012 - 1:42
Një 15-vjeçar i cili vrau nënën e tij me çekiç dhe më pas i vuri flakën trupit është dënuar me 16 vite burg. Daniel Bartlam ka mohuar vrasjen por ka pranuar vrasjen pa paramendim të nënës së tij, Jacqueline Bartlam.
Në gjykatë u tha se ajo ishte goditur shtatë herë me çekiç që shërben për të ngulur gozhde. Në kompjuterin e adoleshentit janë gjetur seriale që kanë si fabul vrasjen.
47-vjeçarja u gjet e përfshirë nga flakët në shtëpinë e saj në Nottinghamshire, në orët e para të 25 prillit të vitit 2011-të.
15-vjeçari e kishte goditur me çekiç dhe më pas e ka mbuluar trupin e të ëmës me letër dhe pasi e ka lagur me lëndë djegëse, i ka vënë flakën.
Gjithashtu është zbuluar se Danieli kishte nisur të shihte filma horror që tetë vjeç dhe pak orë para vrasjes kishte parë filmin Saw. Ai ishte i tërhequr nga seriali “Coronation Street” ku personazhi kryesorë është John Stape, i cili kryen vrasje dhe më pas zhduk provat. /F.S/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi