Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasan, vranë nënën e motrën për nder, 39 vite burg Empty Elbasan, vranë nënën e motrën për nder, 39 vite burg

Wed 16 May 2012 - 15:47
Elbasan, vranë nënën e motrën për nder, 39 vite burg Elbasan-shtepia-ku-ndodhi-vrasja-e-dyfishteELBASAN – Në një seancë që zgjati rreth 15 minuta është dhënë dënimi për dy vëllezërit që ekzekutuan për nder të motrën dhe nënën e tyre. Krimi i dyfishtë, i ndodhur një vit më parë në qytetin e Elbasanit, do t’u kushtojë Leonard dhe Dritan Lekës 39 vite burg. Fakti që të dy vëllezërit e kanë pranuar ngjarjen menjëherë pas arrestimit i ka lehtësuar ata nga dënimi maksimal. Prokuroria cilësoi si autorin kryesor Leonard Lekën, i cili qëlloi ndaj Leonora dhe Donika Lekës mbrëmjen e 18 marsit të vitit të shkuar. Për të u kërkua dënimi me burg të përjetshëm, ndërsa 23 vjet u kërkua nga Prokuroria për vëllain e tij, Dritanin, me akuzën e bashkëpunimit në krim. Burime zyrtare nga Gjykata e Elbasanit konfirmuan se trupi gjykues shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vite burg Leonard Lekën dhe me 14 vite burg vëllain e tij, Dritan Leka, nisur nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Dy vëllezërit, sipas vendimit të Gjykatës, e kanë pranuar krimin fill mbasi janë arrestuar dhe për këtë qëllim ndaj tyre është kryer gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen se pas një grindjeje në familje, Leonardi, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë në drejtim të motrës e më pas të nënës së tij. 25-vjeçari ka kërkuar falje e mëshirë gjatë ballafaqimit me trupin gjykues. Po të njëjtin pendim ka shprehur edhe vëllai i tij, Dritani, i cili nuk ka ndërhyrë për të shpëtuar motrën dhe nënën në kohën kur i vëllai u drejtoi atyre armën automatike. Seanca e fundit gjyqësore në ngarkim të dy vëllezërve ka zgjatur rreth çerek ore, ku edhe prokurori ka kërkuar pretencën burgim të përjetshëm për Leonardin dhe 23 vjet për vëllain e tij, nën akuzën e vrasjes. Prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj, gjatë seancave gjyqësore ka deklaruar se vrasja është kryer me paramendim nga të dy vëllezërit, duke lënë të vdekur në vend nënën dhe motrën e tyre. Edhe pse gjatë ekspertizës u verifikua se Leonardi ishte në gjendje të dehur, ky fakt nuk e ka lehtësuar më tej pozitën e tyre, pasi është verifikuar se sherri dhe kërcënimet në familje nga ana e Leonardit ishin të shpeshta kohët e fundit. Një vit më parë, në muajin mars u vranë me armë zjarri brenda në banesën e tyre nënë e bijë, Donika dhe Manjola, përkatësisht 63 dhe 32-vjeçe. Për dy vëllezërit, si motra dhe e ëma e tyre, e cila ishte e ndarë nga babai, kishin sjellje të pahijshme. Grindja e fundit me to ka qenë fatale, pasi mbrëmjen e 18 marsit, nënë e bijë u qëlluan për vdekje nga 25-vjeçari Leonard Leka. m.sadiku
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi