Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shoqëruesi shqiptar i ambasadorit Arvizu dhe Everesti Empty Shoqëruesi shqiptar i ambasadorit Arvizu dhe Everesti

Sat 14 Jul 2012 - 13:43
Shoqëruesi shqiptar i ambasadorit Arvizu dhe Everesti B_200_150_16777215_00___images_Aktualitet_alpinistAlbina Hoxha

Ai është shumë i dhënë pas aventurave. Çdo synim që i vë vetes e arrin me çdo kusht. Dashuron pa masë sportet ekstreme. Sapo është kthyer nga një aventurë. Ka realizuar ëndrrën e tij. Quhet Fation Plaku dhe është një ndër gjashtë alpinistët, të cilët disa ditë më parë u ngjitën në çatinë e botës në Everest. Akoma nuk i besohet. Është i lumtur dhe kur fillon të flasë për Everestin, kënaqësia i lexohet në fytyrë. Prej 15 vitesh punon në ambasadën amerikane, si shoqërues i ambasadorit. Është ngjitur me sukses në Everest, Elbrus, Kaukaz dhe në majat e Shqipërisë.



Frymëzimi? Në Jezercë

Fationi tani është 36 vjeç. Për të gjithçka filloi para dy vjetësh kur ftua nga “High Albania Mountain Club” për të ngjitur majën më të lartë të alpeve shqiptare, Jezercën 2694 metër mbi nivelin e detit. Kjo ishte ngjitja e parë për Fation Plakun, por pikërisht tek kjo ngjitje filluan pritshmëritë e larta që e çuan drejt Everestit.



Kur arrita në majë...

“Kur arrita në majë ishte një ndjesi e mrekullueshme. Është shumë e vështirë ta përshkruash me fjalë”,- rrëfen i emocionuar. Për këtë ngjitje është përgatitur në mënyrë intensive një vit të tërë. Ka lënë pas dore çdo gjë dhe ky ka qenë synimi i vetëm i tij. “Nuk kisha kohë për asgjë, as për vete, as për shokët… Për një periudhë të gjatë para syve të mi ekzistonte vetëm Everesti”, -thotë ai.



Zbritja, më e vështira

“Momenti më i bukur, gati-gati i magjishëm është ngjitja në majë, ngjitja në çatinë e botës. Nuk ka ndjesi më të bukur sesa ajo. Ndërsa momenti më i vështirë ishte gjatë zbritjes nga maja. Po vdisja nga etja, më pihej shumë ujë, por uji më kishte ngrirë në termus. E megjithatë ia dola edhe pa ujë”, - thotë Fationi. Ka të papritura gjatë ngjitjes në Everest, shumë kanë humbur jetën në ato shkëmbinj.



Mos dysho tek qëllimi

“Ecja, ngjitja dhe zbritja me kthetra në shkëmbinj ishte e re për mua, por edhe kacavjerrjen në shkëmbinj dhe akull i hasja për herë të parë”, -thotë ai. Këto nuk e bënë për asnjë çast të dyshojë nëse do t’ia dilte mbanë apo jo. “Isha i gatshëm për çdo lloj të papriture, mund të kishte shumë të tilla, por asgjë nuk do të më ndalonte të arrija atje. Ia kisha vënë vetes qëllim, që në momentin që ngjita Jezercën”, -tregon bindshëm alpinisti.



Emocioni nacional

Përmbushjes së sfidës personale iu bashkua emocioni nacional. “Përshëndetëm të gjitha shqiptarët anë e mbanë botës me ngritjen e flamurit shqiptar, për herë të parë në histori, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë”, -thotë. Por përveç kësaj, këtë ngjitje Fationi ia ka dedikuar familjes së tij, kolegëve në ambasadën amerikane, si dhe miqve të tij nga Kosova. “Të gjithë i kam përshëndetur me një dedikim nga Everesti”, -thotë ai.



Do të hidhem me parashutë

Tashmë shpreh adhurim për sportet ekstreme, fotografinë, eksplorimet dhe ecjet në natyrë. Po cila do të jetë aventura e radhës për Fationin? Të hidhet me parashutë nga avioni. “Ëndrra ime tani është të hidhem me parashutë, por fatkeqësisht në Shqipëri është e pamundur. Ne nuk e kemi këtë mundësi, por sapo të më jepet rasti do të hidhem”, -rrëfen ai. Në fund të vitit planifikon që të udhëtojë në Maqedoni dhe të realizojë synimin e tij të radhës. I urojmë fat Fationit.





E trishtueshme, kam parë 12 të vdekur
“Nga 8300 metra deri në majë kam parë më shumë se 12 trupa të vdekur, madje tre veta vdiqën një javë para se të ngjiteshim ne. E trishtueshme ishte se një spanjoll, megjithëse ishte akoma gjallë dhe merrte frymë, askush nuk kishte si ta ndihmonte. Pasi nëse ti nuk je më në gjendje të ecësh vetë, me këmbët e tua transportimi i trupit është pothuajse i pamundur për shkak të terrenit kacavjerrës dhe shkëmbor. Kur unë u hasa me këta trupa gjatë ngjitjes, ishte një pamje me të vërtetë rrënqethëse, por e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë ishte të mblidhje të gjitha forcat e të vazhdoje përpara, të mos e lije panikun të të mbërthejë”.







Emri: Fation Plaku

Mosha: 36 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: Shkolla e lartë për shkenca politiko-administrative

Përvojë pune: Prej 15 vitesh punon në ambasadën amerikane, si shoqërues i ambasadorit.

Është ngjitur me sukses në Everest, Elbrus, Kaukaz dhe në majet e Shqipërisë. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi