Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Everesti, 45 mijë euro një ngjitje dhe vdekjet po shtohen Empty Everesti, 45 mijë euro një ngjitje dhe vdekjet po shtohen

Sat 2 Jun 2012 - 3:00
Amarildo Topi / Albina HoxhaKëtë pranverë maja e malit Everest është ngjitur më shumë se 500 herë. Të shtunën e kaluar një grup personash që arriti të ngjitej në lartësinë 8,850 metra u bllokua sapo mori rrugën e zbritjes në shpatin e quajtur Hiilary (një pjesë e malit vetëm 100 metra larg majës). Kjo bllokadë përfundoi me ngrirje dhe vdekje. Gjashtë persona humbën jetën. Çdo ditë është çmenduri në malin e Everest.Shumë alpinistë pa eksperiencëDhjetë aksidente fatale kanë ndodhur këtë pranverë. 233 persona kanë humbur jetën në tentativë për të ngjitur majën e malit nga bllokimet, orteqet ose sëmundjet për shkak të lartësisë. Kjo nuk është një rastësi. Çdo vit, qindra alpinistë tentojnë të ngjisin malin Everest dhe shumë prej tyre nuk kanë eksperiencën e duhur. Nuk ka patur kaq shumë vdekje që prej vitit 2006.



Një apel në vesh të shurdhët

“Ne duhet të ndalojmë turizmin masiv në malin Everest,” – thotë alpinisti Reinhold Messner nga Tiroli i Jugut, personi i parë në botë që ka ngjitur 14 majat që janë mbi 8 mijë metra të larta. “Për sa kohë që situata do të vazhdojë kështu, njerëz do të vdesin.”

Apeli i tij bie në vesh të shurdhër ashtu si edhe shumë paralajmërime të përsonave të tjerë. Shumë njerëz nxjerrin fitime të konsiderueshme nga mali Everest. Kush? Operatorët e ekspeditave, banorët lokalë, por edhe qeveria e Nepalit që shet lejet për t’u ngjitur në malin më të lartë në botë.



45 mijë euro kushton një ngjitje

Operatorët komercialë premtojnë për klientët e tyre se do të arrijnë majën e Everestit për 45 mijë euro. Si në anën Nepaleze ashtu edhe në atë Tibetiane, udhëheqësit kanë varur litarë në të cilët alpinistët mund të kapin ganxhat e tyre. Ata kanë përgatitur edhe kampe në lartësi të mëdha ku alpinistët mund të mbushin bombolat me oksigjen dhe të lehtësojnë pak çantat.



6000

Numri i alpinistëve që kanë ngjitur majën e malit Everest ka shkuar në 6000 që nga viti 1953 kur neozelandezi Edmund Hillary dhe shoqëruesi i tij Tenzing Norgay pushtuan për herë të parë majën e malit. Midis atyre që kanë arritur këtë sipërmarrje të vështirë këtë vit është edhe 73-vjeçarja Tamae Ëatanabe, e cila theu rekordin e saj të vitit 2002 si gruaja më e vjetër që ishte ngjitur në malin Everest.



6 alpinistët shqiptarë të Everestit në 6 qershor në Tiranë

Gjashtë alpinistët shqiptarë të cilët ngjitën majën më të lartë të botës, Everest, aktualisht janë në Kat’hmandu. Sipas Aleksandër Bojaxhi alpinistët në datën 6 qershor, në orën 19:50 do të jenë në Tiranë. Mat’heo Begeja, Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi dhe Xhimi Begeja janë uruar edhe nga Berisha, i cili është shprehur: “Kjo është dhurata më e bukur që sporti shqiptar i bën Shqipërisë në 100 vjetorin e saj”. Para nisjes grupi i alipinistëve shqiptarë bëri thirrje edhe për sponsorizime zyrtare për inisiativën.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi