Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 217 mijë euro për udhëtimet e Presidencës Empty 217 mijë euro për udhëtimet e Presidencës

Wed 4 Jul 2012 - 18:45
Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, ku përfshihet akomodimi, Zyra e Presidencës së Kosovës në të shumtën e rasteve i ka tejkaluar nga shuma që është e caktuar. Kësaj zyre nuk i përputhen edhe kontrata e furnizimit me telefona mobilë, çanta të udhëtimit, servisim i automjeteve etj.
Këto e disa të tjera parregullsi janë gjetur gjatë auditimit që u ka bërë Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës (ZAGJK) pasqyrave financiare për vitin 2011 të Zyrës së presidentes së Kosovës.
Auditori Gjeneral ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Zyra e presidentes së Kosovës vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit ka shpenzuar hiç më pak se 217 mijë euro, ku në shumicën e rasteve shpenzimet për akomodim i kanë tejkaluar tarifat e lejuara. Sipas raportit të auditorit për vitin 2011 Zyra e presidentes për udhëtime zyrtare jashtë vendit kishte shpenzuar shumën prej 217,175 euro.
“Ne kemi testuar nëntë mostra me vlerë të përbashkët prej mbi 130,000 euro. Të gjitha shpenzimet janë regjistruar nё kodin ekonomik 13140, si shpenzime të udhëtimit, edhe pse në planin kontabël ka kode ekonomike për mëditje të udhëtimit zyrtar jashtë vendit, akomodim si dhe shpenzime tjera. Po ashtu në shumicën e rasteve shpenzimet për akomodim i kanë tejkaluar tarifat e lejuara për shpenzimet e tilla”, thuhet në raportin e auditorit Gjeneral.
Po ashtu, gjatë auditimit, Zyra e auditorit ka hasur edhe në mospërputhje e artikujve të furnizuar me artikujt e kontraktuar. Sipas auditorit tek dy kontrata për furnizim me telefona mobilë ishin bërë furnizime me lloje të cilat nuk janë të përfshira në kontratë.
Në raport thuhet se me kontratën njëvjeçare të nënshkruar më 17.06.2010 ishin kontraktuar tri lloje të telefonave mobilë. Ndërsa tek fatura me vlerë prej 2,750 euro të datës 21.03.2011, Zyra e presidentes ishte furnizuar më 6 telefona mobilë me vlerë totale prej 2400 euro.
“Ky lloj i telefonave nuk ishte në kontratë. Po ashtu tek kontrata aktuale për furnizim me telefona mobilë e lidhur më 05.05.2011 me të njëjtin operator ekonomik, Zyra e presidentes kishte kontraktuar tri lloje të telefonave mobilë, ndërsa kishte blerë dy telefona që nuk ishin të paraparë në kontratë”, thuhet në raport.
Po ashtu, ZAGJK-ja në Zyrën e presidentes ka hasur edhe në mospërputhje e artikujve dhe çmimeve të faturuara me ato të kontraktuara. Tek kontrata për furnizim me lule, në dy fatura, njëra e datës 17.03.2011 me vlerë prej 1,500 euro, dhe tjetra e datës 02.09.2011 në vlerë prej 1,410 euro, artikujt e faturuar dhe çmimet e tyre nuk përputhen me çmimet e kontraktuara.
Po ashtu edhe tek kontrata për furnizim me çanta zyrtare, për nevojat e Zyrës së presidentes katër artikuj dhe çmimet e tyre nuk përputheshin me çmimet në kontratë. Parregullsi janë gjetur edhe gjatë blerjeve të pajisjeve kapitale nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.
Të lënda furnizimi me fotokopje në vlerë prej 2,848 euro, si dhe një printer me vlerë prej 1,639 euro, janë blerë me mjetet e parapara për mallra dhe shërbime përderisa është dashur të blihen nga kategoria e investimeve kapitale. Sipas auditorit këto pajisje janë blerë nga mallrat dhe shërbimet në mungesë të mjeteve nga investimet kapitale.
Parregullsi janë evidentuar edhe te specifikacioni teknik në dosjen e tenderit.
Tek procedura e prokurimit për shërbimet e servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të tipit “Toyota”, në specifikacionin teknik nuk është përfshirë çmimi për ore pune, si dhe normativi që do tregonte se sa orë pune i duhen operatorit ekonomik për ndërrimin e secilës pjesë të automjetit.
Sipas pagesave që i janë bërë operatorit, orët e punës ishin faturuar në bazë të kontratës së mëparshme.
Tejkalim i shumës së lejuar
Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Zyrën e presidentes ka gjetur edhe tejkalim të shumës së lejuar të pagesës në bazë të kuotimit të çmimit.
Në bazë të kontratës “Shërbime të servisimit dhe mirëmbajtjes së autoveturave” të
nënshkruar në vitin 2010, Zyra e presidentes kishte bërë pagesa në vlerë 11,197 euro, edhe pse procedura e përdorur e prokurimit ishte kuotim i çmimeve. Sipas auditorit gjeneral ky lloj i procedurave lejohet për blerjet me vlerë deri 10,000 euro./Zëri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi