- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“Mësuese, nëse do mbetem gjallë, do vish në dasmën time?”
Sat 14 Jul 2012 - 13:44
Anila Dushi
Liljana Luani ka 31 vjet që punon si mësuese në shkollat 9-vjeçare të Shkodrës, si në Dukagjin (prej ku ka edhe ka origjinën familja e saj), Malësi të Madhe, Gur i Zi etj. Në 17 vitet e fundit e ushtron këtë profesion në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, shkollë kjo që përfshin në territorin e saj banorë të vendosur në 20 vitet e fundit në qytetin e Shkodrës, familje që në mjaft raste janë përfshirë në konflikte të gjakmarrjes.
Liljana bën vullnetarisht një punë të rrallë. Që nga viti 2006 ajo punon individualisht, pa shpërblim, me fëmijë të ngujuar, sipas një grafiku lëvizjesh që i planifikon vetë, duke shkuar nëpër shtëpi ku ka fëmijë të ngujuar, kryesisht në zonat e thella.
20 vjeçarë, mbi 15 vjet të ngujuar
Kjo grua 52 vjeçare udhëton e vetme çdo fundjavë drejt banesave me fëmijë të ngujuar. Lëviz me mjete të ndryshme që bëjnë linjat e fshatrave, por dhe me varkë deri në Mazrek, apo në këmbë në Curraj të Epërm, e Dukagjin. Ajo di ndoshta më shumë nga të gjithë për gjakmarrjen. E prek atë në thelbin e dramës së vet, në shtëpitë ku troket dhe hyn për të futur pak botë nga jashtë.
Aktualisht janë rreth 30 fëmijë në fshatrat Mazrek, Grudë, Vrakë e deri Curraj i Epërm, të gjithëve Liljana u shkon në shtëpi dhe u jep mësim. “Plagët e këtij fenomeni po bëhen shumë të thella. Ka 20 vjeçarë që nuk dinë të lexojnë as titrat në TV pasi kanë15 vjet që rrinë ngujuar. Rriten me frikë dhe urrejtje” – thotë Liljana.
Mësuese, nëse do mbetem gjallë…
Sytë e fëmijëve të ngujuar që e ndjekin kur hyn e kur del nga ato shtëpi nuk të lenë dot indiferente. Liljana ka dhimbje për të ndarë me ne sot: “Gjendja psikologjike e tyre, sidomos kur shkojnë mbi 10 vjeç rëndohet shumë. “Mësuese, në qoftë se unë do mbetem gjallë, a do vish ti kur të martohem në dasmën time, - më tha dje L. Është vetëm 13 vjeç, ka vite ngujuar. Shtanga, pastaj i thashë: Unë jam shumë vite më madhe se ti, e ndoshta nuk do jem unë gjallë deri atëherë’, - duke u përpjekur t’ia lehtësoja me këtë krahasim mendimin e vdekjes dhe njëkohësisht t’i thosha që besoja se ai do shpëtonte e do jetonte gjatë. Por tundi kokën me mosbesim”.
Në një rast tjetër, një prej fëmijëve të ngujuar i dërgoi një kartolinë për Vitin e Ri dhe pas urimit i shkruante: “Vit të Ri kot po e quajmë / se për ne kurrgja s’ndryshon / dritat tash duhet t’i shuajmë / dhe krejt kot ne ëndërrojmë”. “U mungon gjëja kryesore, liria. Janë qenie të dënuara pa gjyq dhe pa faj, - tund kokën Liljana.
Vura djalin tim peng me Kanun…
Liljana Luani thotë që një problem i madh për të është pajisja e këtyre fëmijëve me mjete mësimore. Disa shoqata humanitare e kanë ndihmuar deri tani, por fëmijët e ngujuar kanë nevoja dhe vështirësi të mëdha në mësime.
“Një moment i veçantë ka qenë dërgimi i fëmijëve të ngujuar në qendrën e Poliçanit. I kam grumbulluar vetë duke i marrë në besë, kuptohet dhe me mbështetjen e shtetit. Kanuni nuk pranon besën e një femre dhe për t’i bindur familjet që të lejonin fëmijët atje, garant kam vënë djalin tim të madh, që më ka shoqëruar kudo. Pas ikjes së fëmijëve nga Poliçani në bashkëpunim me policinë dhe drejtuesit e arsimit në Shkodër kam vazhduar t’i mësoj edhe atje për të bërë të mundur që të mos e humbisnin vitin shkollor që kishin nisur”, -tregon Liljana.
Referimi te Kanuni është i pashmangshëm në këto marrëdhënie. “Kanuni duhet parë si diçka pozitive në drejtim të besës dhe të burrërisë. Sipas tij, nuk të vret kush pas shpine”, -thotë Liljana duke nënvizuar një të mirë të Kanunit në gjithë këtë zymtësi. Dhe kujton: “Njëherë mu desh të shkoja në një zonë të thellë malore, mora djalin me vete. Ndërsa ecja me këmbë për të shkuar tek një banesë me fëmijë të ngujuar, një banor më tregon një kullë të bardhë që ndodhej para nesh dhe më thotë se aty jetojnë ato që janë në hasmëri me familjen ku po shkon. Instiktivisht eca para djalit tim dhe e mbulova me trup…”
Kjo grua e di se ç’duhet bërë
Prapa atyre dyerve ka shumë dhimbje dhe shumë halle. Dhe mbi të gjitha, mosbesim. Hasmi mund të vijë në forma të ndryshme. Por ka mikpritje për njerëz si Liljana. “Kudo më kanë mirëpritur e besuar. Unë nuk përfshihem, dhe rri larg konflikteve mes palëve dhe ndodh që shkoj e u mësoj fëmijët të dy familjeve që janë në hasmëri me njëra-tjetrën. Me sa mundem përpiqem të fus tek fëmijët që mësoj ndjenjën e tolerancës e faljes, besimin tek shteti, por a ekziston?, - mëdyshet Liljana. Kjo grua e rrallë megjithatë e di ç’duhet bërë:
“Unë për vete nuk do ndalem asnjëherë. Gjakmarrja është përhapur sepse nuk është luftuar. Shërimi i kësaj plage vjen edhe përmes arsimimit të fëmijëve. Por shteti dhe shoqëria duhet të ndërhyjnë fort sa nuk është vonë. Mundësitë janë, por duhet vendosmëri dhe ndërgjegjësim”.
Emri: Liljana Luani
Mosha: 52 vjeç
Vendlindja: Shkodër
Vendbanimi: Shkodër
Prefesioni: Mësuese
Arsimi: I lartë për mësuesi
Gjendja civile: E martuar me dy fëmijë (djem)
Shkruani nje Koment (12)Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi