Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 27 Jan 2013 - 6:34
“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”

“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”... Askujt prej shqipëtarëve që shikonin, rreth 15 vjet më parë, filmin italian me këtë titull, në televizionin e vetëm shtetëror, nuk i shkonte ndër mend se gjatë 13 viteve të tranzicionit, me qindra familje shqiptare do vuanini fatin e vajzës së trafikuar apo të ikur rrugëve të Europës si prostitutë; askujt nuk i besohej se me qindra prindër do të pëshpërisnin me vehte, tek luteshin për fatin e vajzave të humbura s’dihet se ku: ”Nëse një ditë do të vijë prapë në shtëpi…!!!?”


Dëshmi…

ANA
Isha 16 vjec, po ecja diku pranë parkut Rinia, një makinë frenoi fort pranë meje dhe nuk mbaj mend se si përfundova brenda saj. Më pas, di që jam zgjuar në Vlore e, më tej, mb çuan jashtë. Kalova 2 vitet më të errëta të jetës sime, duke u detyruar të prostituoj për dikë që më shfrytëzonte dhe që më shiti disa herë për të fituar para.

MIRA
Jemi shumë të varfër në shtëpi. Nëna ime është e ndarë, dhe e martuar përsëri. Jetoja me njerkun. Isha 15 vjeç, kur u njoha me një djalë të fshatit tim. Ai më premtoi martesë, erdhi në shtëpi dhe më kërkoi për nuse. Nëna dhe njerku e dhanë menjëherë pëlqimin por dhe unë e desha. Doja të largohesha nga varfëria. Më çoi në Itali dhe me nxorri në rrugë. E pranova atë punë se e desha atë dhe se doja të fitoja ndonjë lek, por ai s’më jepte asgjë dhe kur fillova të kërkoja para, ai më rrihte.

KLARA
Nëna më ka vdekur që e vogël. Babai pinte dhe me rrihte vazhdimisht, madje kam ende shenja të dhunës se tij ne trup.Ika me të parin që më kërkoi. Mbasi punova si prostitutë në Itali për disa kohë, ai më shiti te një tjetër dhe përfundova në Kosovë. Mbas muajsh pune nëpër lokale, tutori im i ri më mbylli në një shtëpi mbasi tentova të largohem. Kam provuar dhunë të paimagjinueshme( tregon shenjat e te çarave të thikës dhe të cigareve të fikura nëpër trup).

Historitë janë të ndryshme, fati është i njëjtë. Varfëria, mungesa e shkollimit, krizat familjare, apo thjeshtë etja për fitim, mund të jetë shtysa e parë drejt trafikimit për kontigjentin e vajzave- viktima të trafikut. Nuk është më gjë e re për opinionin tonë, një fenomen i tillë. Shumkush nxiton të jap statistikat dhe shifrat për vajzat apo gratë shqiptare që prostituojnë nëpër rrugët e Europës, duke harruar që, më e rëndësishme për këto vajza viktima, është jeta e tyre mbas kthimit…

Më pas…

ANA
Më pëlqen të lexoj, do të doja shumë të vazhdoja shkollën e lartë dhe të bëhesha dikush që kur të krijoj familje( nëse do të mundem ndonjëherë) të jem si gjithë të tjerët.

MIRA
Dua të mësoj zanat, të bëhem rrobaqepëse dhe stiliste. Kështu do ndihmoj dhe familjen time.

KLARA
Nga dhuna jam e sëmurë, do të doja të shërohesha, njëherë të marr vehten e më pas… kismet..!

REALITET …

Prej disa vjetësh në Tiranë dhe në Vlorë janë ndërtuar disa strehëza të cilat merren me rehabilitimin e vajzave të trafikuara, strehëza të mbështetura nga shoqata joqeveritare. Që nga shkurti i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2003, janë ndihmuar dhe sistemuar 116 vajza shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në programe shkollimi dhe punësimi. 60 % e tyre janë përfshirë në kurse trajnimi, 50 % janë sistemuar në punë, ndërsa 5% u është dhënë mundësia e shkollimit. Shumica e vajzave shqipëtare i përkasin grup-moshës 14 deri 20 vjeç, nga të cilat 34 % janë të mitura, 14 deri në 18 vjec.
Një prej vendeve jo vetëm furnizues, por dhe tranzit i trafikut të qënieve njerëzor, Shqipëria, është kthyer shpesh herë në trampolinë për trafikantët të cilët kanë kaluar drejt Europës Perëndimore mijra vajza të huaja, kryesisht nga lindja. Vetëm në Tiranë, gjatë vitit 2000 kanë mundur të shpëtojnë nga rrjeti i trafikimit dhe janë sistemuar nëpër strehëza 125 vajza viktima. Viti 2001 shënon 77 raste, në vitin 2002 janë sistemuar 29, ndërsa në vitin 2003, 86 vajza kanë marrë asistencën e duhur. Mbasi kalojnë periudhën e rehabilitimi në strehëz, të gjitha vajzat e huaja kthehen nëpër vendet e tyre.
46 % e vajzave të asistuara në strehëza janë rekrutuar nga trafikantët duke iu premtuar martesë, 28 % e rasteve janë grabitur me dhunë, 19 % e vajzave iu është premtuar punësim, ndërsa 6 % iu është premtuar bashkim me familjen. Historia e Mirës është më e shpeshta, martesat me premtimin e jetës dhe ëndrrave pëtej detit, shprishen trotuareve dhe rrugëve të kontinteti plakë.

SHTETI…

Që në momentin kur vajza e trafikuar kontakton me policinë, ajo është në mbrojtjen e shtetit. Megjithëse policia i ndihmon me asistencë , shpesh këto vjaza janë përsëri në shënjestër të trafikantëve të cilët, edhe pse denoncohen, jo gjithmonë marrin dënimin që parashikon ligji. Problemi ngec në prokurori dhe gjykatë, ku jo rrallë ndodh që dëshmitë apo provat janë të pamjaftueshme dhe çështaj mbyllet. Ky është momenti më i rrezikshëm për vajzën që guxoi “t’i hapë” probleme tutorit të dikurshëm . Ndaj ruajta e viktimave të trafikut nëpër strehëza, dhe ndryshimi i identitetit është e vetmja rrugë shpëtimi për to. Me 14 Korrik 2003, gjithë opinioni publik u njoh me dëshminë e vajzes trembëdhjetëvjeçare nga Mirdita , Albana Prenga, e cila zbriste nga zonat më të thella, bashkë me të atin, Zef Prengën, për të denoncuar publikisht jo vetëm trafikantët, por edhe gjyqtarët e hetuesit që bashkëpunuan me ta dhe i liruan. Ajo, është larguar nga fshati i saj, bashkë me familjen, në një qytet të vogël në Shqipërinë e mesme, por gjithnjë me ankthin e pasigurisë për të nesërmen e në pritje të premtimeve që iu dhanë nga përfaqësuesit e USAID-it dhe të Shoqërisë Civile. Edhe pse vazhdimisht ka pasur dhe ka mbështetjen e familjes dhe Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, shpresat i ka vetëm tek Drejtori i USAID, Harry Birnholz, i cili me dashamirësi dhe vendosmërinë për t’iu gjendur pranë në çdo çast i ka dhënë edhe një kartëvizitë që ajo e mban në dorë plot besim. Fjala e saj para mediave ishte dëshmia më e qartë e këtij realiteti të dhimbshëm.

FAMILJA…
Ndonëse fenomeni është bërë i njohur, përgjatë 13 viteve, përsëri mentaliteti është ende i egër. Familja shqiptare e mbërthyer nga kriza morale, ekonomike e mbi të gjitha nga opinioni, shpesh, mbyll dyert për vajzën që i turpëroi në sy të botës.

ANA
Familja ime e pati të vështirë të më pranonte, po prindërit u bindën që nuk ishte dëshira ime të merrja atë rrugë.

MIRA
Mami dhe vëllai i vogël vijnë e më takojnë ndonjëherë në strehëz, fshehtas. Njerku nuk e di që jam kthyer. Nuk e di sa do të rrijë në strehëz, por nuk kthehem më në shtëpi sepse po u ktheva atje do të marr prap rrugët…

KLARA
Nuk do kthehem më kurrë tek im atë…

MË SHUMË SE PRANIMI…
Statistikat tregojnë “fatlumet” të cilat kanë pasur mundësi të kontaktojmë me shoqata joqeveritare, mbasi i kanë shpëtuar kalvarit të trafikut. Por më të shumta janë ato vajza të cilat mbas kthimit në Rinas apo Durrës, janë përpara dilemës, të rikthehen atje ku ishin apo të marrin rrugën drejt shtëpisë, me pikëpyetjen e madhe; “ A do m’a hapin derën?..”
Janë qindra që kthehen pasi kanë “punuar” diku në Itali, Greqi, Belgjikë apo gjetkë, pranë shtëpisë, ku i pret nëna apo babai i turpëruar, dhe lusin vetëm një gjë; Tani që do trokas përsëri në portën e tyre, do Zoti ma hapin…!!!

Nga Mirela Milori
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 27 Jan 2013 - 14:16
Nëse një ditë do të trokasish
në portën time,e vonuar
të tjerët do të thërrasin
hejjj,troket në portën e gabuar
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sat 2 Feb 2013 - 12:23
E kam pas pare filmin me kete titull.......
Sa keq per ne shqiptaret shiko ku kemi arritur ne nje pike ku po shesin vellezerit motrat dhe baballaret bijat ....realitet i poshter........
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sat 2 Feb 2013 - 12:37
Dera duhet te jete e hapur gjithmone per njerezit e gjakut tend!!
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sat 2 Feb 2013 - 17:10
dera myllet vec diten qe vdes ....asnjihere tjeter sidomos per njerzt e afert ...gabimet per njerzit jan
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 3 Feb 2013 - 0:07
Ky eshte realiteti shqiptar, mentaliteti I mbyllur ku jeten e bejne per hir te opinionit, pranojne te vuajne nga paragjykimet e te hedhin tutje jeten e tyre dhe njerezve te zemres Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! 182150474
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 3 Feb 2013 - 0:16
deren ke qel mos trokittt
Mariglen
Mariglen
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : pikturen, pune tattoo!!!!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Athine .......
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/08/2011
https://www.facebook.com/profile.php?id=100005157990444&ref=t

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 3 Feb 2013 - 1:37
Lulebora shkruajti:Ky eshte realiteti shqiptar, mentaliteti I mbyllur ku jeten e bejne per hir te opinionit, pranojne te vuajne nga paragjykimet e te hedhin tutje jeten e tyre dhe njerezve te zemres Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! 182150474

ashtu eshte lulebora ke te drejt , dhe shpesh here dhe krenaria qe ke ne vetem tende , te ben te hedhesh poshte njerzit qe i do me shume ... dhe shpesh here njeriu ndryshon sipas situatave te ndryshme qe vijne ne jet
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Sun 3 Feb 2013 - 1:46
histori renqethese Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! 2585209286
Sponsored content

Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!! Empty Re: Nese nje dite do te trokasesh ne porten time!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi