Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanibalët hëngrën trurin dhe organet gjenitale të 7 njerëzve! Empty Kanibalët hëngrën trurin dhe organet gjenitale të 7 njerëzve!

Sun 15 Jul 2012 - 15:03
Kanibalët hëngrën trurin dhe organet gjenitale të 7 njerëzve! Guinea-300x231Të paktën shtatë veta janë vrarë nga anëtarë të një sekti fetar në Papua Guineja e Re me qëllim që t’u hanin trurin dhe t’i gatuanin supë organet e tyre gjenitale, shkruan gazeta në gjuhën angleze “The National”.

Policia ka arrestuar 29 veta, mes tyre edhe 8 femra, që akuzohen për vrasje dhe kanibalizëm.

Ky sekt ka në total rreth 1.000 anëtarë dhe synon “të shfarosë magjistarët që ndjekin praktika të gabuara”.

Shumë banorë të Papua Guineja e Re i besojnë magjisë. Një pjesë e tyre shkon për t’u këshilluar tek magjistarët, për të mësuar për shembull shkaqet e një sëmundjeje, të një vdekjeje, problemet ekonomike etj.

Zakonisht, për këto shërbime magjistarët kërkojnë rreth 1.000 kina (387 euro), një derr dhe një thes me oriz. Por ka edhe nga ata që kërkojnë të flenë me gratë e familjes së “pacientit”.

“Kjo është në kundërshtim me traditat dhe etikën tonë, që një magjistar të flejë me bashkëshorten apo vajzën e një mashkulli që kërkoi shërbimet e tij”, shkruhet në gazetë. “Ndaj, u detyruam që të krijojmë një grup kundër magjistarëve”, tha një prej themeluesve të sektit për këtë gazetë.

Sipas reportazhit të gazetës, pjesëtarët e grupit vranë 7 njerëz në fillim të prillit, duke përdorur thika, që, siç edhe besojnë, kanë fuqi të mbinatyrshme.

“Hëngrëm trurin e tyre dhe morëm pjesë të brendshme të trupit, si mëlçinë, zemrën, organe gjenitale, me qëllim që të përgatisnim supë”, shpjegoi një prej të arrestuarve.

Arrestimet u bënë javën që shkoi në fshatin Biab.

Papua Guineja e Re ndodhet në Oqeanin Paqësor dhe kufizohet me Iran Chazia, Papua indoneziane.

Bëhet fjalë për një shtet malor, me burime të pasura natyrore, rreth 6 milion banorë q flasin 8000 gjuhë të ndryshme. Aty kanibalizmi përbën një traditë “të gjallë” mes vendasve. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi