Ka 20 vjet që ha… gurë!
Mon 16 Jul 2012 - 13:47
45-vjeçarja Teresa Widener ha gurë dhe guralecë gjatë 20 viteve të fundit. Deri më sot ajo ka konsumuar mesatarisht 1360 kg! Teresa, nënë e dy fëmijëve thotë se ha gurë kur ndodhet në gjendje jo të mirë psikologjike. Nëse shumica e njerëzve preferojnë të hanë ëmbëlsira kur nuk ndjehen mirë, ajo ha gurë.
“Kur jam e mërzitur ha gurë, vetëm kështu ndjehem mirë. Asgjë tjetër nuk mund të ma kthejë humorin”, thotë ajo.
Bashkëshorti i saj i ri Jim, me të cilin është martuar një vit më parë, citon alb-observer.com, përpiqet që t’ia kufizojë këtë zakon të keq. “Nuk është aspak e lehtë, edhe pse besoj se e ka rralluar këtë zakon”, thotë Jim.
Teresa i ruan gurët dhe guralecat e vegjël në një dollap të kuzhinës. Ajo shijon ndonjë prej tyre, për shembull gjatë një shëtitjeje romantike me bashkëshortin e saj. “Më pëlqen shija e tokës që kanë, ka raste që i ha drejt sa i marr, me gjithë baltë”.Vërtet disa kafshëve konsumimi i gurëve u bën mirë për metabolizmin e tyre, por për njerëzit është shumë e rrezikshme. Ky çrregullim shpirtëror quhet Pica. “Njerëzit shfaqin një këmbëngulje dhe dëshirë për të ngrënë sende joushqyese, si gurë, dru, sapun, basma të ndryshme, etj. Këtyre njerëzve u duhet t’i nënshtrohen psikoterapisë për të hequr dorë nga kjo vartësi”, thonë specialistët.
Por gjithsesi, Teresës i shijon shija e gurit… të freskët dhe kur ndjen vështirësi me dhëmbët, e thyen me një çekiç, që e mban gjithmonë me vete! /alb-observer.com/

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: Ka 20 vjet që ha… gurë!
Mon 16 Jul 2012 - 17:17
PUPUPUPU NUK LE DOT NJE GUR PARA KESAJ...........
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi