Gurë, gurë, bëhet... universitet
Tue 19 Mar 2013 - 3:37
Fillimisht ajo jepte vetë kurse të gjuhëve të huaja. Më pas mendoi të ngrinte një strukturë të specializuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja dhe në fund u ngrit univesristeti
Ilir Sinanaj- Në shoqërinë shqiptare patriarkale nuk është e zakonshme të shohësh një grua të suksesshme në biznes. Por kjo nuk e ka stepur Brunilda Paskalin që të ecte përpara deri në themelimin e biznesit të saj. “Steriotipet gjinore të forta. Bota e biznesit është shumë mashkullore. Lufton “kundër një mentaliteti”. Megjithatë nëse do të ndërmarrësh diçka duhet t’i imponohesh me mendim dhe vendosmëri”, shprehet Brunilda për “Shekulli”-n. Brunilda është administratore e një universiteti privat, i cili specializohet për mësimin e gjuhëve të huaja. Fillimisht ajo jepte vetë kurse gjuhe. Më pas mendoi të ngrinte një strukturë të specializuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja. Dhe kështu, gurë, gurë...nisi të ngrihej “kalaja”. Por si ngrihet një biznes i suksesshëm? “Për çdo biznes fillimisht duhet të punosh për të krijuar emrin. Kjo është shumë e rëndësishme në fushën e arsimit. Gjithashtu në biznes duhet të jesh gjithmonë në kontakt me njerëzit. Për arsimin në veçanti, duhet të jesh në lidhje të vazhdueshëm me pedagogët, studentët dhe prindërit e tyre. Marrëdhëniet me njerëzit janë çelësi për një biznes të suksesshëm”, rrëfen ajo. Të themelosh një biznes nuk mjafton vetëm të kesh dëshirën. Brunilda beson se është e rëndësishme të kesh raporte të mira me të gjithë stafin e një kompanie. “Komunikimi me stafin nuk është thjesht të japësh urdhra. Unë i konsideroj pedagogët si kolegë. Në këtë mënyrë punojmë më së miri për t’u dhënë problemeve zgjidhjen më të mirë të mundshme”, shprehet Brunilda. Edhe pse Brunilda ka një përvojë 20 vjeçare në këtë biznes, ajo përsëri vazhdon të investojë në formimin e saj. Për të, talenti është vetëm 2%, ndërsa pjesa tjetër është punë e vazhdueshme. “Përveç faktit që jam sistematike, kam edhe shpirtin kërkues për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë”, thotë ajo. Mbikëqyrja e një biznesi ndër të tjera ka edhe shumë vështirësi. Fakti i vendimmarrjes vjen me një përgjegjësi të madhe për ecurinë e biznesit si edhe për vartësit, gjë që shkakton stres. “Stresi është pjesë e pandarë e punës. Si të thuash në punën time “nuk e fik dot çelësin”, thotë Brunilda duke buzëqeshur dhe vazhdon: “ Mua më pëlqejnë udhëtimet. Në çastin që ngarkesa bëhet e madhe gjej kohën për t’u shkëputur”. Cila është këshilla që jep Brunilda për ata që kanë dëshirë të themelojnë kompaninë e tyre? “Së pari duhet marrë me sportivitet”, thotë ajo. “Që një biznes të jetë i suksesshëm, ndershmëria duhet të jetë themeli. Kërkesa e cilësisë dhe e ndershmërisë duhet të lidhet me pritshmërinë”.
Jeta
Brunilda ka lindur në Korçë. Që në moshë të re prindërit e saj kanë insistuar që ajo t’u kushtojë rëndësi mësimeve duke qenë gjithmonë të gatshëm për ta ndihmuar në rrugën akademike. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, duke u specializuar për anglisht. Në vitin 1990, Brunilda dha provimet pasuniversitare në fushën e psikologjisë didaktike. Më vonë në vitet 2007-2009, ajo kreu një master 2-vjeçar në SHBA për diplomaci. Si një vajzë me ambicie, Brunilda kërkonte të bënte diçka më tepër sesa të ishte një pedagoge. Formimi universitar i lejoi asaj të themelonte një nga qendrat e para të mësimit të gjuhëve të huaja në Shqipëri, duke qenë se ishte e njohur me pedagogjinë e gjuhës së huaj. Në vitin 1996 ajo themeloi shoqërinë e saj, e cila më vonë do të specializohej në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, që me hapjen e vendit ishin bërë një domosdoshmëri dhe kërkesat për të mësuar ishin të larta. Fillimet kanë pasur vështirësi, por dëshira dhe vullneti që i përkushtoi shoqërisë së saj, kanë qenë elementet bazë që ajo të bëhej një biznesmene e suksesshme.
BIO
Emri: Brunilda
Mbiemri: Paskali
Mosha: 47 vjeç
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi