Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Qëlluan për vdekje me gurë çiftin e pamartuar! Empty Qëlluan për vdekje me gurë çiftin e pamartuar!

Tue 31 Jul 2012 - 12:12
Qëlluan për vdekje me gurë çiftin e pamartuar! Stone-300x195Me gurë u qëlluan deri në vdekje nga islamistët, një çift i pamartuar në qytetin Aglok në veri të Malit. Kështu deklaruan dy deputetë të zonës për agjencinë franceze të lajmeve.

“Isha prezent, tha një prej tyre. Islamistët e çuan në qendrën e Aglok çiftin e pamartuar. Pastaj në dy gropa që kishin hapur në tokë vendosën burrin dhe gruan dhe filluan t’i godisnin me gurë derisa lanë frymën e fundit”.

Fjalët e këtij deputeti u konfirmuan nga deputeti tjetër, por asnjë prej tyre nuk donte të dilte me emër, duke kërkuar të ruhej anonimiteti.

Sipas deputetit të parë, gruaja i humbi ndjenjat që me goditjet e para me gurë, ndërkohë që këtë “spektakël” e ndiqnin 200 vetë.

Ndërkohë deputeti i dytë sqaroi se “çifti kishte dy fëmijë, një prej të cilëve ishte 6 muajsh. Ata jetonin në periferi të qytetit”.

Krimi i tyre i vetëm ishte që nuk ishin martuar dhe për këtë u dënuan me vdekje, duke i lënë fëmijët jetimë. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi