Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sulmohet me gurë autobusi i Vevçanit të Strugës Empty Sulmohet me gurë autobusi i Vevçanit të Strugës

Wed 14 Mar 2012 - 15:05
Një autobus me udhëtarë i kompanisë “Sprija” nga Vevçani i Strugës është sulmuar me gurë dje pasdite nga një grup fëmijësh në dalje të fshatit Veleshtë.

Policia e Strugës ka njoftuar për incidentin, duke shtuar se është thyer xhami në pjesën e majtë të autobusit, mirëpo nuk ka pasur asnjë udhëtarë të plagosur.

Incidenti, siç raporton sot INA, menjëherë është lajmëruar në organet e rendit, me ç`rast janë ndaluar dy të mitur të dyshuar si autorë të sulmit. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur incidentin.

Incidentet dhe tensionet në këtë zonë u shtuan muajin e kaluar me djegien e kishës, protestave që pasuan pas karnavalit të Vevçanit, vendbanim që shtrihet në skaj të Strugës në kufirin me Shqipërinë.

Një sulm i tillë ndaj autobusit lokal ka ndodhur edhe disa javë më parë pas incidenteve që përfshin këtë zonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi