Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve Empty Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve

Tue 13 Aug 2013 - 18:02
Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve Autobusi%20i%20kosovesKUKËS- Rastet e sulmeve dhe grabitjeve të autobusëve nga Kosova që transportojnë turistë për në Shqipëri po vijojnë.

Sot një autobus i kompanisë, “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar nga disa agresorë të tjerë, informon gazeta kosovare ‘Zëri’. Ata e kanë gjuajtur me gurë autobusin, fatmirësisht dëmet kanë mbetur vetëm materiale. Shoferi i autobusit, Fatmir Bekteshi, i cili ishte i vetëm në autobus në atë rast e ka ndaluar autobusin dhe ka lajmëruar policinë.

Policia ka filluar kërkimin e agresorëve, ndërsa kanë treguar se janë në dijeni të këtyre incidenteve të vazhdueshmeve. Ndërkohë kujtojmë se javën e parë të këtij muaji u grabitën disa kosovarë, porofesorë në Universitetin e Prishtinës në Rrugën e Kombit. Ata u ndaluan në aksin e rrugës Reps-Mirditë dhe iu grabitën sende me vlerë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve Empty Re: Kukës, sulmohet me gurë autobusi i kosovarëve

Tue 13 Aug 2013 - 18:55
Sa turp!!!

Po ka pergjigjje edhe per kete...
-Ose jane serbe ata egersirat qe kryejne ato veprime per te shemtuar vellazerine shqiptare...
-Ose jane cerrat e Sali Berishes qe te cmendur nga humbja sillen ashtu si i ka mesuar Bisha...
-Ose kushdo tjeter i huaj qe mund te fshihet pas ketyre veprimeve c'njerezore...

Tmerr!!!

S'mund ta kuptoj kete vetevrasje qe i bejme njeri-tjetrit...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi