Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbas 7 vjetesh dashuri me vajzen me seksi te Kroacise do martohem me Gerten Empty Mbas 7 vjetesh dashuri me vajzen me seksi te Kroacise do martohem me Gerten

Thu 14 Oct 2010 - 19:11
Gerta Heta martohet? Kështu po shkruhet në media kohës fundit. Por me kë martohet ajo? Pasi mësohet emri i të përzgjedhurit, ne filluam një hulumtim më të gjerë për të zbuluar detaje më të rëndësishme rreth jetës së futbollistit të famshëm kroat.

KARRIERA

Djarmati i lindur në shkurt të vitit 1982 (28 vjeç), karrierën e tij prej futbollisti e ka filluar në vitin 2001 në klubin NP “Rijeka” të Kroacisë, për të vazhduar kështu pesë vite me radhë nëpër disa klube kroate deri në vitin 2006 ku merr një ofertë nga klubi grek AS “Lamia” Gamma Ethiki, për një vit. Nga viti 2009 Matko Djarmati vazhdon të jetë pjesë e klubeve shqiptare, në fillim tek “Skenderbeu” në Korçë kurse tani tek “Kastrioti”.

JETA PRIVATE E
FUTBOLLISTIT NË KROACI

Gjithmonë jeta private e futbollistëve është në qendër të vëmendjes jo vetëm në vendlindjen e tij, por edhe në vendin se ku punon. Matko Djarmati para se të lidhej me Gerta Hetën, flitet se ka qenë shtatë vjet në lidhje me një bukuroshe kroate. “Studentja e shkallës së lartë të Pedagogjisë, modelja nga Rijeka e cila ka fituar titullin e femrës më seksi në gjithë Kroacinë, është shprehur për jetën private të saj si dhe për lidhjen shtatëvjeçare me futbollistin Matko Djarmati”, kështu citohet të jetë shprehur për portalin kroat “Novi List” në prill të vitit 2008, modelja seksi Verdana Linardic.

Matko Djarmati: “Tani është momenti i vërtetë”

Gerta Heta dhe Matko Djarmati do të martohen, këtë gjë e pranon edhe vetë futbollisti. Do të organizohen dy ceremoni, një në Shqipëri mes miqëve dhe familjarëve si dhe një tjetër më vonë në Rijeka të Kroacisë. Në një intervistë të shkurtër për “Panorama Plus” futbollisti kroat pranon se do të martohet me prezantuesen dhe këngëtaren shqiptare, si dhe gjithashtu pranon që ka pasur një lidhje të gjatë me një modele të njohur kroate.

Është e vërtetë që do të martoheni me Gerta Hetën?

Po, e vërtetë.

Sa kohë keni që njiheni?

Diku rreth një vit.

Mendoni se ky është momenti më i duhur për martesë?

Këtu nuk ka moment të duhur dhe të paduhur për një gjë kaq të rëndësishme në jetë dhe unë mendoj se ky është momenti i vërtetë.

Çfarë lloj të ceremonish do të ketë, kur dhe në çfarë vendi?

Ne do të organizojmë një ceremoni këtu dhe më vonë një tjetër në Rijeka, për shkak se kam një sezon loje që më duhet ta mbaroj.

Familja juaj do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të qenë e pranishme në martesë?

Vetëm familja e ngushtë dhe shoqëria ime.

A keni pasur ndonjë lidhje tjetër më herët?

Para kësaj, kam pasur një lidhje të gjatë me një modele kroate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi