Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te qenit i pavdekshem. A do te jete e mundur mbas 20 vjetesh? Empty Te qenit i pavdekshem. A do te jete e mundur mbas 20 vjetesh?

Sun 22 Jul 2012 - 11:30
Kjo eshte nje teme shume delikate e cila ka terhequr vemendjen e njerezve per qindra vjet me rradhe.

Ray Kurzweil, nje shkencetar shume i njohur boterisht si edhe autor i 'The Singularity is Near', mendon qe bota ashtu si e njohim ne ate do te jete e panjohshme pas njezet vjetesh. Ajo do te kete ndryshuar jashtezakonisht shume.

Nje prej ndryshimeve qe ai mendon se eshte i mundur eshte qe: me ne fund shkencetaret mund te zbulojne sekretin e perjetesise dhe te qenit i pavdekshem.

"Une dhe shume shkencetare te tjere mendojme tani qe pas rreth 20 vjetesh ne do te kemi mjetet dhe do te kemi gjetur menyrat per te riprogramuar trupat tane. Ne mund te riprogramojme software te trupit qe plaket ne menyre qe ne te mund te ndalojme dhe me pas te kthejme pas procesin e plakjes." - shkruan ai per The Sun.

"Me pas nanoteknologjia do te na lejije qe te jetojme ne pafundesi. Nanobotet do te zevendesojne qelizat e gjakut dhe do ta bejne punen e tyre mijera here me efektivisht."

Kurzweil, fansat e te cilit perfshijne edhe njerez shume te njohur si Bill Gates dhe Bill Clinton, ka bere edhe deklarata te tjera ne lidhje me kete ceshtje, si per shembull qe njerezit do te mundin te zevendesojne te gjitha organet qe nuk punojne me me organe te tjera artificiale. Thote qe do te jemi ne gjendje qe te zhytemi ne uje per ore te tera pa patur nevoje per oksigjen, si edhe te shkruajme libra ne vetem disa minuta, dhe te gjitha keto fale nanoteknologjise.

Sipas tij edhe seksi virtual nuk do te jete me dicka e jashtezakonshme ne nje te ardhme te afert.

Deklaratat ne dukje shume te cuditshme dhe te guximshme te Kurzweil vijne nga fakti qe progresi teknologjik eshte duke u rritur me nje shpejtesi maramendese.

"Teknologjia kompiuterike dhe njohuria qe ne po fitojme per gjenet, eshte duke u pershpejtuar ne nje mase te jashtezakonshme." - shkruan ai.

"Ne te vertete, koha e nevojshme per teknologjine per tu dyfishuar eshte duke u ulur vazhdimisht." - shpjegon Kevin Bailey.

"Rritja ne teknologji qe me pare mund t'i duheshin 20 vjet, tani i nevojiten vetem 10, me pas 5, me pas 2.5, me pas 1.25 dhe keshtu ne vazhdim."

Kurzweil mendon qe ne jemi vetem tek fillimi dhe po prekim me majat e gishterinjve mundesite qe mund te sjelle inteligjenca artificiale. Ne jemi duke e perdorur ate ne menyra te ngushta por vazhdimesia premton mire.

"Keto zhvillime te teknologjise nuk duhet te duken shume larg. Celularet tane tani mund te bejne veprime te cilat ne vetem mund t'i enderronim 20 vjet me pare. Kur une isha nje student ne vitin 1965, kompiuteri i vetem i universitetit tim kushtonte 7 milion paund dhe ishte gjigant."

"E ardhmja teknologjike e tille nuk eshte larg."info.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi