Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shkencëtarët: Universi mund të jetë i pavdekshëm Empty Shkencëtarët: Universi mund të jetë i pavdekshëm

Sat 28 Apr 2012 - 15:16
Shkencëtarët: Universi mund të jetë i pavdekshëm Universi-300x161Dy prej kozmologëve më të shquar në SHBA, kryen një hulumtim të ri gjithëpërfshirës i cili përfundoi në dy rezultate të interesante. Siç edhe pohojnë, Universi nuk ekzistonte ngaherë, ai u krijua nga një dukuri e fuqishme e natyrës, si p.sh, Bing Bang, apo nga një arsye tjetër të cilën nuk e njohin ende. Gjithashtu ata pohojnë se Universi ndoshta mund të mos “vdes” kurrë, një gjasë të cilën e parashikojnë të gjitha teoritë shkencore dominuese.

Teoria e Re

Aundrey Mithani dhe Alexander Vilenkin të Institutit të Kozmologjisë në Universitetin e Tufts, analizuan tre teroirtë m të njohura rreth ekzistencës së universit.
“Një nga pyetjet më të rëndësishme në kozologji, është ajo që nëse Universi ka pasuar një fillim apo nëse ka ekzistuar ndonjëherë. Shkencëtarët më korifenj të botës, siç Ajshtajni dhe Penroze, zhvilluan teori të shumta për t’i dhënë një përgjigje kësaj enigme. Mendimet e tyre koordinuan në atë, që Universi nuk ekzistonte, por një dukuri natyrore, ndoshta një shpërthim i objekti shumë të ngurrtë, e krijoji atë. Në vazhdim u zhvilluan dhe teori të tjera të cilat binin ndesh me teorinë dominuese të Big Bang. Inflacioni i përhershëm, universi ciklik dhe universi i ardhshëm, i cili ekzistonte ndër shekuj… si një lloj statistikë i farës, që në një moment shpërthen, janë tre nga këto teori. Studiuam këto tre skenarë dhe arritëm në përfundimin se asnjëra prej tyre nuk mund të mbështes idenë e Universit Përhershëm. Ajo çka mund të diskutohet, është ardhmja e përjetshme e Universit, por jo dhe kaluara e tij e përhershme”, theksojnë të dy shkencëtarët në raportin e tyre.

Dhe (ka gjasa) fundi

Dy teori të shquara rreth fundit të mundshëm të Universit bazohen në faktin se Universi zgjerohet dhe madje shumë shpejt. Njëra prej teorive pohon se përshpejtimi i Universit e çon atë gradualisht në grirjen e tij. Galaktikat do të largohen gjithnjë e më shumë nga njëra-tjetra dhe si pasoj e kësaj ato të “ngrijnë” dhe përfundimisht të “shuhen” me Universin të shndërrohet në kozmos të errët dhe të ftohët.
Teoria e dytë e cila është e njohur si “Copëtimi i Madh”, pohon se ky zgjerim “tendos” Universin dhe si rezultat në fund të “copëtohet” dhe të shkatërrohet./albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi