Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mamuthi mund te rikthehet ne jete Empty Mamuthi mund te rikthehet ne jete

Fri 13 Apr 2012 - 19:24
Mamuthi mund te rikthehet ne jete Mamuthi10 mije vjet pasi u zhduk nga faqja e Tokes, mamuthi mund te rikthehet te ece ne planetin tone.

Autoritetet ruse nenshkruan nje marreveshje me ato koreane diten e marte, per te transferuar nga nje muze ne Siberi, mbetjet e mamuthit te vetem te gjetur te plote, ne nje qender shkencore koreanojugore, ku nepermjet nje procesi te nderlikuar klonimi, besohet se mund te arrihet te rikthehet ne jete mamuthi.

Laboratoret, te cilet sollen ne jete qenin e pare te klonuar ne bote, do te transferojne kodin gjenetik te nje mamuthi, ne vezen e nje elefanti, me shpresen se eksperimenti i tyre do te funksionoje.

Eshte provuar me pare se qenie qe rrjedhin nga e njejta familje, si qeni me ujkun apo kali me gomarin mund te riprodhohen midis tyre dhe e njejta gje shpresohet te jete e mundur edhe per mamuthin, paraardhesin e elefantit te sotem.

”Gjeja me e veshtire eshte rigjenerimi i qelizave te mamuthit”, deklaroi Heang In-Sung, njeri prej kerkuesve. “Do te jete nje pune e parealizuar kurre me pare, por qe ne besojme se eshte e mundur te kryhet me sukses, pas historise tone te suksesshme qe kemi patur me klonimin e kafsheve te ndryshme”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi