Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Itali, 11,1% e familjeve të varfra, 5,2% varfëri absolute Empty Itali, 11,1% e familjeve të varfra, 5,2% varfëri absolute

Tue 17 Jul 2012 - 22:06
Itali, 11,1% e familjeve të varfra, 5,2% varfëri absolute LAVORO

Që do të thotë më shumë se 8 milionë njerëz. Shifra aty-aty me vitin 2010, por përkeqësohen kushtet në familjet e punëtorëve. Në jug, një familje në katër është e varfër. Varfëria e të rinjve peshon mbi familjet.

ROMË - Në vitin 2011, 11,1% e familjeve rezultojnë relativisht të varfra (një total prej 8.173 milionë njerëzish) dhe 5,2% në varfëri absolute (3.415 milionë). Varfëria relative për një familje me dy pjesëtarë është e barabartë me 1.011,03 euro/muaj. E bën të ditur Istat në raportin mbi varfërinë në Itali. Qëndrueshmëria e varfërisë relative, krahasuar me vitin e kaluar, e ka burimin nga përkeqësimi i dukurisë së familjeve në të cilat ka papunësi apo përbëhen nga punëtorë, pensionistë, gjë që kompensohet me një rënie të varfërisë në gjirin e familjeve të zyrtarëve/nëpunësve.

Dinamikë negative vërehet edhe në familjet me një fëmijë minoren, veçanërisht çiftet me një fëmijë, nëse të dy apo njëri është i papunë. Ndërsa në Jug një në katër familje për vitin 2011 është e varfër, që do të thotë 23,3% e popullsisë. Nga këto, 8% është e goditur nga varfëria absolute. Por edhe në Qendër dhe Veri vihet re një tendencë rritjeje e varfërisë nga 21,5% në 22,3%. Shpenzimet mesatare ekuvalente të familjeve të varfra janë rreth 785,94 euro (përkundrejt 827,43 dhe 808,72 euro në Veri dhe në Qendër. Gjendja më e rëndë vërehet mes familjeve që jetojnë e punojnë në Siçili (27,3%) dhe Kalabri (26,2%), ku të varfër janë mbi një e katërta e familjeve. Ndërsa 7,6% e familjeve janë në pragun e varfërisë.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Itali, 11,1% e familjeve të varfra, 5,2% varfëri absolute Empty Re: Itali, 11,1% e familjeve të varfra, 5,2% varfëri absolute

Tue 17 Jul 2012 - 22:10
zoti na rujt...se na e moren shpirtin...tani hy berluskoni e merr prap drejtimin e italis,dhe ta shohim perfundimin...
Se monti asgjo s'boni,ne vec se ti shkurtoj rrogat poltikanve,u rriti taksat popullit...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi