Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dibër, motrat Keshi mbaheshin për 22-vjet lë lidhura në zinxhirë, keqësohet gjendja tyre Empty Dibër, motrat Keshi mbaheshin për 22-vjet lë lidhura në zinxhirë, keqësohet gjendja tyre

Wed 18 Jul 2012 - 16:11
Dibër, motrat Keshi mbaheshin për 22-vjet lë lidhura në zinxhirë, keqësohet gjendja tyre Motrat-KeshiEdhe pse u desh që të ndërhynte media (shteti inekzistent), historia çnjerëzore e dy motrave Keshi me probleme mendore, të cilat mbaheshim për 22-vjet të lidhura në zinxhir në Maqellarë të Dibrës, gjendja e tyre përsëri mbetet tragjike.

Pasi lajmi bëri bujë në media, përgjegjësit, të cilët kishin vendosur t’i mbanin ato të lidhura, edhe pse pas 22-vjetësh i liruan ato…të paktën kështu u njoftua, ndërsa dëgjimit t e fundit bëjnë fjalë se të dy motrat Keshi, jo vetëm që nuk janë “liruar” por ato mbahen të kyçura në një dhomë pa dalë kurrë jashtë.

Dy motrat, Thëllënxa dhe Fidane Keshi, 50 de 41-vjeçe nodhen në gjendje shumë të vështirë shëndetësore dhe psikologjike. Kjo për vetë faktin se izolimi i tejskajshëm, u ka humbur atyre çdo ndjenjë me ambientin përreth. Për to, çdo njeri që i afrohet nuk përbën asgjë tjetër veçse një “hije” të zezë me gojë dhe me lëvizje mekanike…
e ndërkohë papërgjegjësia vijon të bjerë mbi to pasi edhe pse ndodhemi në kulmin e vapës, ato i mbulojnë me batanije dhe gjatë pjesës më të madhe të ditës u mbajnë dhe një sobë të ndezur.

“Dua ndihma që t’ju krijoj kushte më të mira. Janë të sëmura, i kemi lënë kështu në dhomë se nuk lejon shteti që t’i lidhim. Vjen edhe mjeku, i bën ilaçe, gjilpëra”, pohoni vëllai i tyre, i cili i gjendur i pambrojtur e i braktisur nga të gjitha instancat shtetërore bënë thirrje për ndihmë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi