Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
Tue 7 May 2013 - 14:00
Ato ishin adoleshente kur u rrëmbyen nga 52 vjeçari Ariel Katsro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u gjeten vetem pas 10 viteve. Amanda Berry, 26 vjeç, Gina DeJesus, 23 vjeç, dhe Michelle Knight, 32 vjeç, u gjetën në një shtëpi pak kilometra larg vendit ku ishin zhdukur në Ohajo të Shteteve të Bashkuara. Ato u gjetën rastësisht nga një fqinj i tyre, i cili kishte dëgjuar të bërtiturat dhe ishte futur në shtëpi për ti ndihmuar. Vajzat jetonin të izoluara dhe të lidhura në një birucë të nëndheshme vetëm jo shume larg nga vendi ku ishin parë për herë të fundit .
Fqinji Charles Ramsey, që është vlerësuar si një hero, tha se dëgjoi thirrjet që vinin nga shtëpia. “Për fat e shembëm derën. Ishte e lehtë pasi ishte alumin. Ajo doli jashtë me vajzën,” tregoi Ramsey.
Pasi Amanda doli nga shtëpia, kaloi menjëherë rrugën dhe mori në telefon policinë, duke mbajtur në dorë vajzën. “Më ndihmoni. Jam Amanda Berry. Më kanë rrëmbyer prej dhjetë vitesh dhe jam këtu. Tani jam e lirë,” tha ajo në telefonatën e saj, që është bërë publike nga policia.
Ajo ka identifikuar grabitësin e saj si Ariel Castro i cili jetonte në atë shtëpi që prej vitit 1992 dhe ishte arrestuar për dhunë në familje në vitin 1993. Policia ka gjetur në birucë zinxhirë, me të cilët mbaheshin të lidhura vajzat.
Zhdukja e vajzave pati tërhequr vëmendjen e opinionit publik në mbarë qytetin për një dekadë rresht. Të afërmit e tyre e kanë mbajtur historinë e tyre vazhdimisht të gjallë duke folur me median vendase./alb-observer.com/

Re: Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
Thu 9 May 2013 - 23:56
Dëshmia rrënqethëse e 3 vajzave të marra peng për 10 vite: Sapo ngilja shtatzanë ai më qëllonte me grusht në bark
Rrëmbimi dhe mbaitja peng për 10 vite me radhë të 3 vajzave në Ohajo vazhdon të jetë një ngjarje që me çdo detaj që nxjerr rrënqeth mbarë opinionin publik amerikan.
Çdo shtatëzani e njërës prej vajzave është ndërprerë pasi rrëmbyesi dhe njëkohësish edhe përdhunuesi e qëllonte atë më grusht në bark.
Në shtëpi ka lindur vetëm një vajzë që është gjashtë vjeçare, vajza e Amanda Berit. Sot policia në Ohajo ngriti akuza kundër Ariel Kastros, njëri nga tre vëllezërit e arrestuar për rrëmbimin dhe mbajtjen shumëvjeçare në robëri të tre vajzave.
52-vjeçari Kastro po përballet me katër akuza, për rrëmbim dhe tre akuza për përdhunim.
Përsa i përket dy vëllezërve të tjerë policia ka bërë me dije se nuk ka një dëshmi kundrejt tyre, në mënyrë që të vërtetoi se ata kanë qenë bashkëpuntorë në krim.
Asnjëra nga vajzat nuk ka dëshuar kundrejt tyre dhe kjo vërteton se 52-vjeçari e ka zhvilluar vetëm të gjithë aktin e tmerrshëm.
Shefi i policisë lokale Majkëll Mekgrath njoftoi se vajzave shumë rrallë u është lejuar të dalin nga shtëpia, apo ndonjëherë janë lejuar të dalin në oborrin e pasmë./alb-observer.com/

Fri 10 May 2013 - 0:23
Kam dëgjuar te tilla raste,por jo kaq vite te pa zbuluara.Per ate duhet shum kujdes edhe tek te riiturit po sidomos tek femijet,sepse sot ne keto dite ku ne cdo vend mbretron nje pa siguri totale gjithcka mund te ndodh nje keshille e imja sidomos per ato qe u bie rasti te ken nen perkujdesje ndonje femije te ruajne dhe te shikojne se si dhe me kend po shoqerohen dhe t'i keshillojne femijet qe mos te marrin asgje nga njeri i panjojur dhe mos tekontaktojne me as nje njeri qe nuke njohin .e sidomos neper vende urbane e mos te flasim per metropole te ndryshme!
Re: Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
Fri 10 May 2013 - 18:32
Vajza e rrëmbyesit monstër: “Njërën nga tri vajzat e kisha shoqe, ekzekutojeni babain tim”
Njëra nga vajzat e personit që kishte rrëbyer tre vajza dhe i mbajti peng për dhjetë vjet në një bodrum duke i përdhunuar dhe torturuar, ka deklaruar se babai i saj duhet të ekzekutohet. Arlene Castro, është shokuar kur ka mësuar të vërtetën duke zbuluar se Gina DeJesus, njëra prej tre vajzave të rrëmbyera ishte shoqe klase dhe mikeshë e ngushtë me të.
Në fakt të pestë fëmijët e tij thonë se nuk do e vizitojnë atë kurrë në burgn dërsa nëna e rrëmbyesit, Lillian Rodriguez tha se i vjen shumë keq për atë që ka bërë i biri i saj. “Jam një nënë që ndjej dhimbje për atë që ka ndodhur. Ajo që ka bërë im bir është e pafalshme”, rrëfen ajo.
Mediat po ashtu kanë raportuar se gruaja e parë e rrëmbyesit, e quajtur Grimelda Figueroa, ka vdekur vitin e shkuar për shkak të plagëve të marra nga i shoqi./alb-observer.com/

- Sponsored content
- Këngëtarja ofron virgjërinë për Boko Haram, në këmbim të 276 vajzave të rrëmbyera
- Drama e dy vajzave të mitura, pas divorcit nuk i do as nëna e as babai
- Dibër, motrat Keshi mbaheshin për 22-vjet lë lidhura në zinxhirë, keqësohet gjendja tyre
- Lezhë, plagoset pranë shtëpisë 35 vjecari
- Qëllon pranë shtëpisë së William&Kate, polici nën hetim
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi