- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
NASA zbulon një krimb i cili ndjehet si në shtëpinë tij dhe në hapësirë
Wed 18 Jul 2012 - 21:55
Pas një udhëtimi të gjatë në hapësirë, astronautët kthen të lodhur, më të lehtë në peshë si pasoj e mungesës së peshës/gravitetit dhe të rrezatimit që ata kanë marrë, rrezatim ky që sjell pasoja të rënda në trupin e njeriut. Një studim i ri, i kryer pak kohë më parë, tregoi se krimbi nematode, i përshtatet shumë lehtë në kushtet e një udhëtimi kozmik.
Kur astronauti i ESA në NASA, Andre Kuipers, udhëtoi për herë të parë në 2004-ën për në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë, mori me vete dhe krimba mikroskopik, Caenorhabditis elegans.
Një ekip shkencëtarësh, citon alb-observer.com, nga Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe nga Kanadaja interesoheshin se si krimbat nematode do të reagonin kur ata të ndodheshin në hapësirë. Lloji i krimbit në fjalë, u zgjodh si i pari organizëm shumëqelizor, të cilit gjenet u hartografuan plotësisht.
Shkencëtarët vunë re se në muskujt e këtyre krimbave transportohej një sasi më e vogël proteinash toksike, të cilat gjendeshin tek astronautët, në krahasim dhe me krimbat e të njëjtit lloj që qëndruan në Tokë. Rezultatet hulumtuesve, të pasqyruara në raportin përfundimtar të studimit u botuan në revistën shkencore “Nature Scientific Reports”./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi