- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Sot në “Qemal Stafa” Tirana kërkon të pamundurën
Thu 19 Jul 2012 - 11:57
Tirana do të përballet ditën e sotme me skuadrën norvegjeze të Aalesund për raundin e dytë kualifikues të Europa League.Norvegjezët janë optimistë dhe janë të sigurt për avancimin më tej. Madje ndihmëstrajneri i kombëtares norvegjeze, kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit të vitit 2014, e konsideroi këtë ndëshje si një “formalitet” për formacionin skandinav.
Megjithëse fillimisht kritikon skuarat e vendit të tij për qëndrueshmëri, gjë që nuk i lejon të shkojnë “larg”, Ola By Rise shprehet: ”Prej kohësh, Rosenborg ka qenë ajo skuadër që na ka përfaqësuar larg, por mendoj se tashmë edhe ekipe si Tromso apo Aalesundi mund t’ia dalin. Këta të fundit kanë një short veçanërisht të favorshëm, ndaj një skuadre modeste si Tirana dhe besoj se ka ardhur momenti që qëndrueshmëria e Aalesund në këto vitet e fundit të shpërblehet me kualifikim deri në fazën e grupeve”.
Një vit më parë, skuadra norvegjez në Europa League u eliminua një hap larg fazës së grupeve, në plejof, nga AZ Alkmar, pasi kishte siguruar kualifikimin ndaj Ferencvaroshit hungarez dhe Efsborgut suedez. Megjithatë kjo skuadër aktualisht nuk është në kulmin e saj pasi këtë edicion vjen si fitues i Kupës, por pas një kampionati tejet zhgënjyes, në duke u renditur në vendin e nëntë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi