Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombëtarja, humbje e hidhur në “Qemal Stafa”  Empty Kombëtarja, humbje e hidhur në “Qemal Stafa”

Sat 3 Sep 2011 - 12:52
Franca mundi 2-1 Shqipërinë në “Qemal Stafa”, por gjërat nuk shkuan dhe aq lehtë për ish-kampionët e botës.E fillojnë me presing takimin dhe kërkojnë golin menjëherë “gjelat” që tulatin përfaqësuesen tonë që shpesh herë me pasa të pasigurta komplikonte situatat.
Ishte pikërisht nga një moment i tillë kur përfiton Karim Benzema, që zhbllokon rezultatin pas 11 minutash lojë, për një faj të mbrojtjes e më shumë të portierit Ujkani.Menjëherë pas këtij rasti ishin kuqezinjtë që tregojnë dhëmbët e janë të pafat kur godasin traversën në një rast që mund të barazonte shifrat.Ky episod nuk tremb aspak Francën që kërkonte të përmbushte synimin e saj duke shënuar golin e dytë që të mos rrezikonte më tej. Këtë herë Mvila dyfishon shifrat, pas asistit të Benzema, ndërkohë që mbrojtja jonë sërish gabon.Nga minuta e 18-të ku u pësua goli i dytë e deri në mbyllje të pjesës së parë kuqezinjtë thuajse ishin inekzistentë, në pritje të këshillave e planit B të Josip Kuzhesë.Në pjesën e dytë futet Hyka në vend të Skelës, ndërsa Lala kishte zëvendësuar që në pjesën e parë Currin e dëmtuar.Pak minuta nga pjesa e dytë dhe një asist i Bulkut shfrytëzohet mjaft mirë nga Bogdani i cili me forcë kalon dy qendërmbrojtësat Frances e mposht portierin Loris.

Me këtë gol Erjon Bogdani barazon golashënuesin më të mirë të kombëtares Alban Bushi me 14 gola.

Franca pëson goditjen e parë, duke zhvilluar më pas për rreth 30 minuta një lojë të paqartë pa rrezikuar aspak Ujkanin. Ndërkohë që Loris e sheh veten sërish në rrezik pak minuta më vonë kur një aksion i Vangjelit shndërrohet në një rast goli, por është portieri që e shpëton skuadrën e Loran Blank nga barazimi.

Deri në fund kuqezinjtë dominuan lojën përball një France të lodhur e me pak raste për të shënuar më shumë, por që gjithsesi mori 3 pikët që e mban në krye të Grupit tonë dhe të kualifikuar matematikisht për më tej.

Ndërkohë Shqipëria do të udhëtojë për në Luksenburg ditën e hënë pa Currin e dëmtuar e pa Canën që mori një tjetër karton të verdhë në këtë ndeshje, për të shpresuar në një rezultat pozitiv që thjesht mund të përmirësojë statistikat tona për sa i përket pikëve të grumbulluar në fazën e grupeve.
Alessia
Alessia
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 29
<b>Hobi</b> Hobi : Inxhiniere
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ....AnTo...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/09/2011

Kombëtarja, humbje e hidhur në “Qemal Stafa”  Empty Re: Kombëtarja, humbje e hidhur në “Qemal Stafa”

Sat 3 Sep 2011 - 14:52
eh...shqiperia nuk mesoi asnjeher te fittoje..:(
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi