Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

GMT - 11 Hours Popull, ngrihu dhe shpëto vendin tënd

Fri 20 Jul 2012 - 15:29
Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jansen, në fund të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri, foli në një intervistë dhënë gazetës së përjavshme “Java”, duke qenë më i qartë se çdo politikan opozitar dhe se çdo shtetas shqiptar. Konstatimet e diplomatit danez janë në fakt një fotografim i realitetit tonë, të cilin ne e dimë, e prekim dhe e vuajmë çdo ditë. Korrupsion në rritje, i shtrirë në çdo sektor e i thelluar deri një palcë dhe politikanë sharlatanë që kapardisen e shesin mend me pasuritë që kanë vënë duke vjedhur. Por nëse do ta përmblidhnim tërë panoramën e bërë nga zoti Jensen, do të nxirrnim tri konkluzione:
1-Një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar deri në grykë!
2-Një drejtësi e korruptuar e pa dhëmbë!
3-Një popull që hesht deri në budallallëk!
Nuk është fare e nevojshme të kërkojmë më shumë prova për të treguar se ku është katandisur qeverisja, si pasojë e korrupsionit. Tashmë ky fenomen i ka kaluar caqet e abuzimit me pushtetin dhe klasa e politikaneve është shndërruar në një kope horrash që mendon se ka të drejtën e pronësisë mbi gjithçka që gjendet mbi dhe nën tokë, e madje edhe mbi njerëzit që gjallojnë në tokën e tyre. Në mënyrë krejtësisht të zakonshme ata qerasin njëri-tjetrin me dhjetëra hektarë toka në bregdet, qerasin njëri-tjetrin me miniera, me licenca kompanish që vijnë e prodhojnë qindra miliona euro, u dhurojnë njëri-tjetrit pronat publike si të ishin karamele. Pa asnjë mëdyshje ata shkatërrojnë ç’t’u zërë dora nga pasuria jonë publike dhe pasuritë e resurset e natyrës, për t’i konvertuar në para për veten e tyre.
Në 20 vjet, falë këtyre politikanëve, në këtë vend u shkulën ç’mbeti mbi tokë nga komunizmi. Plantacionet me vreshta e agrume dhe drurë frutorë u rrafshuan, fabrika e uzina u shkatërruan derisa u çmontuan natën nga kompani bandite nën kontrollin e ministrave, për t’u shitur për skrap, u shkatërruan linja hekurudhore për t’i marrë shinat e traversat, u shkatërruan lumenjtë dhe plazhet, u shkatërruan parqet kombëtare dhe pyjet, u shkatërruan minierat nga shfrytëzimi i babëzitur i biznesit qeveritar. U shkatërrua arsimi e u degradua shoqëria, u shkatërrua morali dhe u mboll fara e keqe e servilizmit, vjedhjes, mashtrimit dhe u shndërrua në normë morale abuzimi, përfitimi pa të drejtë dhe korrupsioni. Nga kryeplaku i fshatit deri te kreu i shtetit, postin publik tashmë e shikojnë vetëm si mjet përfitimi dhe jo si detyrë ndaj shoqërisë dhe shtetit. U instalua një demokraci e deformuar dhe u mboll kultura e vjedhjes së votës si mënyrë për të marrë apo mbajtur pushtetin. U instalua kultura e përdorimit të parasë për të blerë e shitur çdo gjë, votën, drejtësinë, vendin e punës, notën kaluese, diplomën e deri vendin për t’u varrosur. Dëmi është kaq i madh, sa nuk llogaritet as me një fatkeqësi të madhe natyrore dhe, pasojat e tij, do të vazhdojnë të na mundojnë të paktën për një gjeneratë.
Tashmë klasa e sundimtarëve të këtij vendi tallet në atë farë feje me ne të gjithë, sa të duket sikur jetojmë në një çmendinë të madhe. Pa iu trembur syri dhe pa ndier asnjë lloj përgjegjësie, zëvendësministrja e Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë (të dy të LSI-së) shkojnë dhe mbajnë kuvend për arsimin dhe vlerat e tij bash mu në zemër të mashtrimit me arsimin e lartë, Universitetin “Kristal”, i shkurorëzuar pas një skandali, të cilin Ministria e Arsimit e mbylli para se të dilnin në shesh pazare të tjera të ndyra.
Ky vend ka nisur të drejtohet tashmë me logjikën e administrimit të territoreve nga mafia në Italianë e Jugut në vitet ’70-‘80, kur krimi vendoste se cili do të ishte kryetari i bashkisë, kush do të ishte deputeti, kush do të ishte prokurori e çfarë ligjesh do të miratoheshin.
Një kontribuues i madh i degjenerimit të pushtetit ka qenë dhe është drejtësia. Ky institucion nuk ka asnjë lidhje me emrin që mban. Është krejtësisht i korruptuar. Është palë me pushtetin e inkriminuar dhe tashmë i vënë vetë nën kontrollin e parasë së pistë. Gjykatës e prokurorë që paguajnë para për t’u emëruar dhe që më pas e shndërrojnë gjykatën në qendër tregtare. Në një vend ku politikën e kuadrit në KLD e bëjnë matrapazët dhe sekserët që rekomandojnë se kush do të jetë gjykatës e kush prokuror, drejtësia nuk ka më vend. Në një vend ku një anëtar i Gjykatës së Lartë zbulohet nga përgjimet e hetuesve se bashkëpunonte, duke bërë pazare me ca evgjitër provincash që vidhnin makina e diktonin vendimin që duhej marrë nga gjykata, drejtësia ka marrë arratinë. Në një vend ku në mes të ditës gjykatësit na thonë se ai njeriu që shikoni në ekran duke lexuar me bllok në dorë shifra që flasin për miliona euro, nuk është ai që duket, drejtësia është bërë palë me krimin.
Jemi në një rreth vicioz. Janë bërë bashkë hajduti dhe roja, janë bërë bashkë polici dhe vrasësi, gjykatësi dhe krimineli. Nga kush duhet të presim zgjidhje? Të presim që hajdutët të ngopen dhe në mënyrë vullnetare të thonë se nuk duam më? Të presim që pushtetarët të mërziten me pushtetin dhe të thonë: Po ikim, nuk duam më? Në një vend demokratik këtë e zgjidh vota, që do të thotë rrotacioni i pushtetit. Por opozita duket se po ecën kuturu, si ai njeriu të cilit i kë vënë një thes në kokë dhe e lëshon rrugëve të gjejë shtëpinë. Në këtë situatë të frikshme korruptive, halli më i madh i opozitës është si të shkarkojë mbështetësit e Elisa Spiropalit nga FRESSH-i që Erjon Veliaj të caktojë njeriun e tij më pas në krye të organizatës rinore. Goxha revolucion politik në kuadër të rilindjes.
Një pjesë të intervistës, diplomati danez ia kushton pikërisht heshtjes së popullit. “Përse pranon që t’ia shkatërrojnë pasuritë ca njerëz për t’u pasuruar për vete. Asnjë popull tjetër europian – thotë Jansen – nuk do ta lejonte këtë. Përse hesht populli kur di se si pushteti i tij ia ka grabitur pasuritë, përse edhe pas 20 vjetësh vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz”?
Vërtet përse hesht populli? Mendoj se këtu rrethi vicioz bëhet edhe më vicioz dhe shumë mendojnë se jemi gjenetikisht të mallkuar, të mbrapshtë apo thjeshtë jemi naivë e fatkëqij njëkohësisht. Një vend me një politikë të inkriminuar, me një drejtësi të inkriminuar dhe një popull që, në rastin më të keq as që do t’ia dijë për fatin e tij dhe në rastin më të mirë ka humbur shpresën dhe vegjeton kafeneve dhe dyqaneve të lotarive!
Do të doja të besoja këtë të dytën, humbjen e shpresës. Pasi kështu kemi një shpresë, që shpresa mund të gjendet dhe populli të gjejë rrugën e orientimit për të dalë nga kthina ku e mbajnë peng. Kësaj zgjidhjeje iu drejtua edhe ambasadori amerikan me thirrjen “Act Now”. Që populli të ngrihet, duhet që ta ftojnë njerëz të ndershëm, por për fat të keq në këtë vend ende nuk ka dalë një njeri që të ketë së pari ndershmërinë dhe së dyti zotësinë për të qenë një burrë shteti. Kush më pak e kush më shumë, aktorët e partive në opozitë, të vjetër e të rinj, liberalë, konservatorë e nacionalistë, vijnë po nga i njëjti moçal dhe janë po kaq mëkatarë për këtë gjendje ku ndodhet qeverisja, shteti dhe drejtësia.
Në këto kushte një gjë është e sigurt, nëse shoqëria jonë nuk do të jetë në gjendje të prodhojë elementë të rinj dhe t’u besojë drejtimin e vendit, Shqipëria do të bjerë në një tjetër diktaturë, në diktaturën e krimit dhe në braktisjen nga Europa. Nëse ne nuk do të gjejmë kurajën për të ndryshuar, ta dimë se më e keqja ende nuk ka ndodhur, ajo nuk do të jetë larg dhe do të zgjasë.
09.07.2012
Burimi: Gazeta Shqip
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

GMT - 11 Hours Re: Popull, ngrihu dhe shpëto vendin tënd

Fri 20 Jul 2012 - 15:30
Na e qan hallin Danimarka!!!

He mo SHQIPETARE zgjohu!!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

GMT - 11 Hours Re: Popull, ngrihu dhe shpëto vendin tënd

Fri 20 Jul 2012 - 15:41
1-Një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar deri në grykë!
2-Një drejtësi e korruptuar e pa dhëmbë!
3-Një popull që hesht deri në budallallëk!


Kesaj i thone Vdekje Tradhetareve!
Sponsored content

GMT - 11 Hours Re: Popull, ngrihu dhe shpëto vendin tënd

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi