Gruaja irakene rrihet për vdekje në SHBA: Kthehu në vendin tënd terroriste
Wed 28 Mar 2012 - 1:11
Një grua irakene 32 vjeçare me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrahur për vdekje në shtëpinë e saj në Kaliforni dhe përkrah saj e bija gjeti një biletë në të cilën shkruhej, “kthehu në vendin tënd terroriste”.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa, këtë ngjarje e tregoi vajza 17 vjeçare e cila tregon se e ka gjetur nënën pa ndjenja pasi ishte rrahur me çelës anglez.
Gruaja në fjalë, Shaima Alawadi, u transportua menjëherë në spital por gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rëndë dhe mesditën e sotme u fikën edhe pajisjet që e mbanin në jetë.
Sakaq policia bëri me dije se familja kishte gjetur një mesazh të tillë edhe një muaj më parë por nuk e kishte denoncuar ngjarjen./NOA/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi