Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Big Basta: Familja me Vesa Lumën? Pse jo Empty Big Basta: Familja me Vesa Lumën? Pse jo

Sat 21 Jul 2012 - 19:07
Big Basta: Familja me Vesa Lumën? Pse jo Big-b-e-vesa-lBig Basta dhe Vesa Luma

Entela Resuli

Biseda me Big Bastën këtë herë është ndryshe. Për herë të parë ai do të na tregojë për një lidhje dashurie, për historinë e tij me këngëtaren kosovare Vesa Luma. Kanë qarkulluar shumë thashetheme për këtë çift ditët e fundit, që kur Vesa dhe Big-u bashkëpunuan bashkë duke realizuar një këngë dhe një videoklip, por kjo lidhje nuk ishte konfirmuar nga asnjëra palë.

Sot, në “Jetë” Gerald Xhari (Big Basta) rrëfen këtë marrëdhënien që sipas tij e quan intime, por për shkak të thashethemeve që kanë dalë, është më mirë kur ajo tregohet nga vetë protagonisti. Kur flet me Gerin të duket sikur ai po bën rrep, rrjedha e tij e fjalëve ka një ritëm të caktuar dhe shpesh të bën të vësh buzën në gaz. E kur i përmend Vesën, para se të nisë të flasë qëndron për pak sekonda. “Ajo që më pëlqen të ajo, është mirësia që ka”, -shprehet ai.

Geri, kemi mësuar se ju tashmë jeni në një lidhje dashurie me këngëtaren Vesa Luma . Duam të dimë një herë e mirë raportin që keni me njëri-tjetrin?

Me Vesën është një histori, po aq private sa edhe e bukur të them të drejtën, por gjithçka ka nisur kohë më parë, disa muaj më parë. Të dy kemi vënë re një lloj afeksioni ndaj njëri-tjetrit, gjë që nuk mund ta mohoj se është vënë re edhe nga njerëzit. Të them të drejtën ndihem shumë rehat dhe shumë krenar për aq kohë sa kjo histori është shumë e bukur. E kemi ndërtuar me një lloj fanatizmi, sepse përveç faktit që ne jetojmë në Shqipëri dhe Vesa është nga Kosova, përballemi edhe me mentalitete të ndryshme. Nuk do t’ia lejoja vetes që këto mentalitete dhe gojët e këqija të prishin atë raport aq të bukur që unë kam ndërtuar me Vesën.

Lidhja ka nisur përpara se ju të realizonit duetin bashkë, apo gjatë punës për atë këngë?

Lidhja ka nisur përpara se të realizonim këngën.

Çfarë ju ka lidhur bashkë?

Jemi dy njerëz që na përputhen shumë karakteret. Unë kam investuar edhe në gjëra të tjera përveç muzikës dhe Vesa është mbështetje morale për mua. Ajo më mbështet në muzikë, tek puna ime dhe kam përshtypjen se çdo mashkull për këtë ka nevojë tek një femër. Për aq kohë sa një femër plotëson këto gjëra tek unë me plot gojën mund të them se jam rehat dhe ndihem shumë mirë.

Çfarë ju ka tërhequr tek Vesa dhe më pas ju bëri të dashuroheni me të?

E para e punës e kam pëlqyer për faktin që është bionde (qesh). Gjithmonë kam pasur një lloj simpatie, por kam pëlqyer edhe mirësinë e saj. Vesa është person që rrezaton mirësi. Duke qenë se ne kemi nevojë në këtë botë për njerëz me pozitivitet, ky ishte magneti i parë që më tërhoqi. Kemi shumë të përbashkëta dhe nuk ka lidhje jemi nga Tirana, nga Prishtina, apo Somalia. Unë besoj tek lidhja shpirtërore që dy njerëz kanë ndaj njëri-tjetrit dhe energjia që përcillet. Për sa kohë që synimet janë pozitive unë besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Uroj që edhe njerëzit të na mirëkuptojnë pse nuk e kemi bërë publike më përpara, pasi nuk kemi dashur që në ndonjë lloj mënyre të cenohej kjo lidhje kaq e bukur që kemi.

Keni plane për lidhjen tuaj, apo thjesht po shijoni momentin?

Duke qenë se jemi njerëz që jetojnë në planetin Tokë dhe njerëzit kanë mundësi të kenë një jetë të gjatë me njëri-tjetrin dhe të krijojnë familje pse jo. Ia uroj vetes, ia uroj dhe Vesës dhe gjithkujt që na do të mirën që të na mbështesin, pasi kështu çdo plan mund të jetë i realizueshëm.

Me pak fjalë mund të presim që një ditë të martoheni?

Për aq kohë sa do jemi rehat me njëri-tjetrin dhe për aq kohë sa do kemi këtë që kemi tani me njëri-tjetrin do kisha kënaqësinë më të madhe, pse jo?! Megjithatë është shumë herët për të thënë gjëra të tilla.

Të frymëzon Vesa dhe a ke menduar që t’i kushtosh një këngë asaj?

Fati im është që Vesa është këngëtare vetë dhe në rast se do t’i dedikoj një këngë do ta këndojmë bashkë.

Ka ndryshuar diçka tek Big Basta kjo lidhje? Ke bërë kompromise për hir të dashurisë?

Unë jam njeri që nuk shquhem të bëj kompromise, qoftë edhe për të ndryshuar tek vetja ime diçka. Prandaj e thashë dhe më parë që lidhja jonë ka qenë organike dhe e kemi pëlqyer njëri-tjetrin për atë që jemi. Nuk ka nevojë të ndryshojmë njëri-tjetrin, apo t’i cenojmë personalitetin.

Sapo jeni bërë me një album të ri. Pse pikërisht në këto momente?

Zgjodha momentin më të mirë, që ishte fillimi i verës, fillimi i sezonit veror, pasi dihet që shumë emigrantë dhe shumë shqiptarë kthehen në vendlindje. Dua t’i falënderoj të gjithë, duke nisur nga organizatori dhe ata që më kanë mbështetur edhe nga ana materiale. Kam një shije jashtëzakonisht të mirë për sa i përket këtij promovimi. Ishte punë shumë e mirë dhe jam shumë i gëzuar, për shkak edhe të feedback-ut që ka pasur për albumin. Mendoj se ia kemi arritur qëllimit, pse jo.

Sa kohë ju është dashur për të përmbyllur punën tuja?

Kam punuar afërsisht një vit. Ka qenë një punë shumë intensive dhe në atë periudhë Big Bastën nuk e shihnin as në rrugë. Isha gjatë gjithë kohës në studio duke punuar. Përveç albumit gjatë kësaj periudhe kam punuar tekste dhe produksione për këngëtarë të tjerë. Ka qenë një punë shumë e madhe dhe të paktën jam i lumtur që e gjithë kjo punë u kurorëzua me një album të tillë. Unë këtë album “Radio & Club” nuk e cilësoj thjesht si albumin tim të dytë dhe po përpiqem të arrij diçka, por ai është pasaporta ime. Me këtë album unë synoj që të arrij edhe tregjet jashtë Shqipërisë, pse jo edhe pse flas shqip. Dua të promovoj veten edhe si producent, por edhe si kompozitor.

Është e gjithë krijimtaria juaj apo ka edhe bashkëpunime?

Pjesa më e madhe janë krijime të miat, janë edhe tre krijime që janë marrë nga Mr DJ Wid dhe RnB, Dj Blund ka bërë kompozimin e këngës që është bashkëpunim me të dhe Real 1, që pritet që këtë verë ta realizojmë edhe video. Anxhelo ka bërë një kompozim dhe gjithashtu Mojistik është një tjetër francez.

Si arritët të bëheshit bashkë me DJ Blund dhe Real 1?

Gjatë karrierës të ndodh që të kesh bashkëpunime me njerëz që mund të kesh konflikte interesash, apo mospërputhje interesash, por unë jam shumë i lumtur për miqësinë me DJ Blund, Real 1, Mc Kreshan, Lyrical Son. E kemi mbajtur shoqërinë dhe do të vazhdojmë ta mbajmë, sepse mbi të gjitha jemi i të njëjtit brez dhe e bëjmë muzikën me pasion dhe për pasion.

Keni ndonjë këngë që jeni frymëzuar nga një histori reale?

Po, është kënga me titull “Aromë Ballkani”. Këtë këngë e ka kompozuar Anxhelo, por aty e kam ndjerë veten shumë Hip-Hop, aty kam thënë shumë të vërteta dhe kam kritikuar frymën ballkanike që edhe neve na ka përfshirë. Në një farë mënyre është jo për të ardhur keq, por një lloj realiteti që duhet kritikuar.

Shohim që keni tatuazhe në trup, çfarë doni të shprehni me ta dhe në cilën periudhë të jetës i keni bërë?

Kam një tatuazh në shpinë që është një yll dhe poshtë tij shkruhet “All my life”. Tatuazhin me numrin 24 në dorë e kam bërë pasi kam kuptuar se bota konceptohet në bazë të numrave dhe ne njerëzit jemi numra, kudo në administrata jemi numra, pra kemi numër për gjithçka. Për aq kohë sa e gjithë bota është numra, atëherë ata mund të parashikojnë, të sjellin fat, apo ters. Unë jam shumë supersticioz dhe besoj shumë në gjëra të tilla. Sa herë e shoh numrin 24 më jep pozitivitet dhe prandaj e kam bërë në dorë, që ta shoh sa herë të dua. Ndërsa tatuazhi tjetër është një yll, pasi unë me yjet jam shumë i lidhur dhe besoj shumë edhe në horoskop, besoj tek yjet. Shkrimi “All my life” konceptohet edhe si yll gjatë gjithë jetës sime, por është edhe kënga ime e preferuar që nga momenti që kam lindur deri më sot, është kënga e K-Ci & Jojo.

Keni armiqësi mes kolegëve?

Jo, nuk mund të them që kam armiq, mund të kemi mospërputhje interesash, apo konflikte interesash.

Po konflikte të tilla mund të kalojnë edhe në personale. Ju ka ndodhur?

Për sa kohë unë fle në shtëpinë time, kam jastëkun tim dhe gjumin e bëj të qetë do të thotë që nuk kam armiq, nuk do flija i qetë nëse do kisha. Nuk kam asnjë lloj armiku, i kam të gjithë kolegë, miq dhe gjithsecili ka jetën e tij, ka personalitetin e tij dhe rrugën e tij. Normalisht për aq kohë sa nuk preket interesi im.

Pushimet këtë vit, ku keni menduar t’i kaloni?

Përpiqem që të shfrytëzoj kohën kur kemi koncerte. Nëse në darkë jemi në ndonjë klub, mundohemi të shfrytëzojmë paraditen për të pushuar dhe në mbrëmje të punojmë.

Ju ka shoqëruar këngëtarja Vesa?

Po, një pjesë po edhe për shkak se kemi qenë të dy në të njëjtat koncerte.

“ Ku ka si Tirona Lale?”

Dy javë më parë je bërë pjesë e medias për shkak të një replike kundër këngës “Tirona” të Ermal Mamaqit dhe DR Florit. Pse ke reaguar kundër?

Nuk është se kam qenë negativ kundër asaj kënge. Unë e kam kuptuar që qëllimi ka qenë humoristik. Gjithçka ka nisur nga një koment që unë e kam bërë në faqen time personale të FCB. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra se si e kanë trajtuar Tiranën në atë video. Por këtu dalim përsëri tek ballkanizimi që e gjejmë kudo dhe mua më vjen keq. Të paktën atë muzikën popullore qytetare që kemi të mbetet e paprekur.

Jeta e përditshme si frymëzim!

Mjedisi social dhe ngjarjet e përditshme, historitë interesante dhe gjërat e bukura që po përjetoj në vendin dhe komunitetin ku jetoj dhe përfaqësoj janë ato që më frymëzojnë në krijimet e mia. Unë shumë prodhime të mia muzikore ia kam dedikuar Tiranës por edhe kulturës Hip Hop, që kohët e fundit po merr një vrull zhvillimi të jashtëzakonshëm në Shqipëri.

Është shumë e rëndësishme që kënga të ketë fabul, sepse një histori e kënduar, do sillte një video si një film me metrazh shumë të shkurtër dhe do ishte shumë interesante dhe e bukur për tu parë dhe dëgjuar. Gjithmonë këngët dhe videot me fabulat e caktuara kanë rezultuar shumë të suksesshme për tregun.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi