Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza misterioze në krah të Balotelli-t  Empty Vajza misterioze në krah të Balotelli-t

Sun 22 Jul 2012 - 9:45
Vajza misterioze në krah të Balotelli-t  Balotelli-vanesa

Vajza misterioze në krah të Balotelli-t  Vanessa-Lawrence001

Në ditët kur Raffaela Fico deklaroi shtatzaninë e saj, Mario Balotelli u fotografua në plazhet e Ibiza-s nën shoqërinë e një bruneje misterioze.

Dhe mediat menjëherë nisën të hulumtojnë për të zbardhur identitetin e saj. E para që pretendon se ka gjetur identitetin e saj është britanikja “The Sun” e cila shkruan se bukuroshja që është parë për ditë me radhë në shoqëri të Balotellit, madje edhe duke zbritur nga makina e tij ku kanë shkëmbyer edhe puthje, është modelja dhe prezantuesja franceze, Vanessa Lawrence.

Bashkë me modelen ndodhet edhe një mikeshë e saj, mesa duket jo personazh publik pasi tabloidët britanikë ende nuk i kanë zbardhur identitetin.

Balotelli në këto ditë të nxehta vere i është përkushtuar tërësisht argëtimit duke harruar humbjen në finalen e kampionatit europian. “The Sun” shkruan se futbollisti është parë edhe në shoqërinë e Paris Hilton.

Trashëgimtarja e perandorisë “Hilton” dhe SuperMario frekuentuan të njëjtën diskotekë dhe për një moment, Paris ka kërkuar një foto me të…e më pas një kërcim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi