Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Atletja malajzeze, tetë  muajshe në lojrat Olimpike Empty Atletja malajzeze, tetë muajshe në lojrat Olimpike

Mon 23 Jul 2012 - 20:39
LONDER- Nur Suryani Mohamed Taibi, është 29 vjeçe dhe është e katërta grua shtatzanë që bëhet pjesë e lojrave olimpike në histori. Specialiteti i saj është qitje me pushkë në 10 metra largësi në ajër.Sigurisht mamaja e ardhshme nuk do të ketë nevojë të presë për të marrë medalje për thyerje rekordi. Nur Suryami, jo vëtëm që është 29 vjeçarja e parë që përfaqëson vendin e saj në qitje, por ajo është edhe tetë muaj shtatëzanë, e katërta përsa i përket mamave që konkurojnë në këtë event sportiv.“Për mua asgjë s’është e pamundur,” u shpreh ajo për The New York Times. “Kjo është një sfidë. Nësë do ta braktisja mbase pas katër vitesh nuk do të kisha më një mundësi të tillë”.

Është e paqartë se sa gra shtatëzana mund të kenë marrë pjesë në lojërat olimpike pasi nuk ka një listë në të cilën ato të jenë regjistruar, gjithsesi sipas The Times të paktën tre gra të tjera shtatëzana kanë marrë pjesë gjatë lojërave olimpike dimërore.

Nur Suryani shprehet e shqetësuar për një lindje të parakohshme të fëmijës pasi ajo synon të marrë medalje në Londër. Ndaj plani i saj është të qetësojë fëmijën.
“Do ti flas asaj, ‘Mami do të gjuajë për pak. Mund të qëndrosh e qetë për disa momente?", shprehet Nur Suryani për The Times.

E renditur e 47-ta në botë, Nur Suryani po përgatitet për të udhëtuar drejt Londrës përkrah bashkëshortit dhe foshnjes brënda saj.
Ajo e di që tani se çfarë do t'i thotë të bijës së saj kur të jetë rritur. “Ti je vërtetë me fat. Ti ishe pjesë e lojërave olimpike ndërkohë që akoma nuk kishe lindur”.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Atletja malajzeze, tetë  muajshe në lojrat Olimpike Empty Re: Atletja malajzeze, tetë muajshe në lojrat Olimpike

Mon 23 Jul 2012 - 22:06
Atletja malajzeze, tetë  muajshe në lojrat Olimpike 1986279574 Atletja malajzeze, tetë  muajshe në lojrat Olimpike 1986279574 Atletja malajzeze, tetë  muajshe në lojrat Olimpike 1986279574
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi