Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mësimi gjatë pushimeve verore Empty Mësimi gjatë pushimeve verore

Tue 24 Jul 2012 - 21:15
Mësimi gjatë pushimeve verore
Nëse fëmijët nuk mësojnë asgjë gjatë pushimeve verore, nëse gjatë kësaj kohe vetëm shikojnë TV-në apo rrinë në internet, atëherë në vitin e ardhshëm shkollor do të mbesin prapa bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët gjatë pushimeve verore kanë mësuar. Për fat të mirë, është e mundur që, duke mësuar, gjatë pushimeve verore fëmijët edhe të argëtohen. Në fakt, mësimi nuk nënkupton vetëm leximin e librave shkollore, por edhe e literaturës “së lehtë”, apo edhe mësimin e notit, tenisit, vozitjes se biçikletës...
Le të zgjedhin vetë
Ekzistojnë shumë mënyra që edhe gjatë verës të mbahet aktiv truri i fëmijëve. Mund t’i lini fëmijët që të zgjedhin vetë atë që duan të lexojnë gjatë verës. Ata mund të lexojnë edhe libra komikë (stripa), me rëndësi është që të lexojnë ndonjë gjë. Nxitni ata që të mësojnë ndonjë aftësi të re, sikur që është noti, ngasja e biçikletës, apo ndonjë sport. Mund të shikoni se a ka në qytetin tuaj ndonjë ekspozitë të rëndësishme, apo ndonjë film të përshtatshëm për fëmijë.
Qëndrimi në natyrë
Me fëmijët tuaj mund të kaloni kohën e lirë edhe në natyrë, duke e njoftuar atë me bimë të ndryshme, por natyrisht edhe duke lozur. Në këtë mënyrë, gjatë pushimeve verore, përpos që do të pushojnë, fëmijët do të mësojnë edhe gjëra të reja, si dhe do të afrohen edhe më shumë me prindërit dhe me anëtarët tjerë të familjes. D.m.th., përkundër asaj se mund t’ju duket më lehtë që të pushoni dhe t’i lini fëmijët ta kalojnë kohën e lirë si të duan, më mirë është që të jini ju ata që organizojnë në mënyrën më të mirë kohën e lirë, meqë edhe gjatë pushimeve verore ju duhet ta kryeni obligimin tuaj të të qenit prind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi