118 vende të reja pune për t’i shërbyer qeveritarëve gjatë pushimeve
Sat 16 Jun 2012 - 16:34
Emirjon senja
Me ardhjen e stinës së verës, drejtuesit e lartë të shtetit pritet të marrin edhe pushimet vjetore. Për këtë qëllim, qeveria parashikon të punësojë 118 persona, të cilët do të punojnë gjatë muajve të verës në Shtëpitë e Pushimit në Durrës. Ekzekutivi ka miratuar që në mes të muajit maj listën e personelit që i nevojitet, ndërsa është zbardhur vetëm dje në Fletoren Zyrtare. Në total, numri i të punësuarve me kontratë të përkohshme nga organet e qeverisjes qendrore shkon tek 640 persona bashkë listën e miratuar nga qeveria. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2012, të njësive të qeverisjes qendrore. Përjashtimisht për 110 punonjësit e Ministrisë së Brendshme, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit. Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore të përmendura sipas lidhjes nr. 3, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të përcaktuara në vendimin nr. 1703, datë 24.12.2008 “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”. “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2012, në njësitë e qeverisjes qendrore bëhet 639 veta. Shtesa prej 118 punonjësish është e detajuar sipas lidhjes nr. 3 (tabela poshtë sh.r), që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, -shpjegohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave. Personeli që nevojitet në këtë rast bëjnë pjesë në pozicionet e punës në shërbim. Të tillë si, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamerier, teknik, punonjës gjelbërimi, punëtor hoteli, hidraulik, recepsionist etj.
Nga totali prej 118 punonjës që do të merren me kontratë të përkohshme në punë, tetë persona do të punësohet nga Ministria e Financave, ajo e Transporteve si edhe Ministria e Ekonomisë në pozicionet e rojës së objekteve apo arkivist, kurse 110 të tjerët do të jenë në shërbim të vilave qeveritare. Vlen për t’u theksuar fakti që i gjithë kontingjenti prej 110 personash do të punësohen në Vilën Qeveritare të Durrësit, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Pavarësisht të ardhurave të ulta në buxhetin e shtetit, qeveria ka shtuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet korrente, ndërsa pritet të ndërmarrë shkurtime të theksuara në drejtim të investimeve publike, të cilat kanë edhe ndikimin më të madh në ekonomi.
Në këtë linjë, institucione të ndryshme të qeverisjes qendrore apo në varësi të tyre kanë filluar tashmë procedurat për rikonstruksionin e godinave apo përmirësimin e infrastrukturës së brenda institucioneve.
Tapete persian dhe dhoma luksoze për vilën e Vlorës
Qeveria harxhoi rreth 46 milionë lekë pak muaj më parë për të mobiluar Vilën Qeveritare të Vlorës
Shqipëria ka disa vila qeveritare në të cilët shkojnë drejtuesit e lartë të shtetit kryesisht gjatë pushimeve vjetore por edhe në fundjavë, për të cilat shpenzohen para për mirëmbajtjen apo stafin e punësuar. “Shekulli” publikoi në tetor të vitit të shkuar, për një tender të zhvilluar nga Agjencia e Prokurimeve Publike me vlerë 46.5 milionë lekë me qëllim mobilimin e Vilës Qeveritare në Vlorë. Tenderi u fitua nga një kompani nga Fushë-Kruja dhe vila është gati tashmë.
I gjithë shpenzimi u bë për blerjen e orendive të mobilimit si piktura, karrige, dhoma gjumi, televizorë me ekran të sheshtë, tavolina shkrimi e deri tek tapetet e mëndafshit. Madje, për këto të fundit, ishte vënë kusht që të ishin ose persiane ose pakistaneze. Dhomat e gjumit ku do të flenë qeveritarët e lartë, kërkohej të ishin të mobiluara me mobilje ngjyrë bezhë e hapur me dru lisi. Me këtë ngjyrë janë edhe mbulesat e krevateve, madje edhe jorganët. Sipas dokumentacionit të publikuar asokohe, jorganët jenë katër stinët.
Tapetet ishin të tipit persina, kurse dhoma të caktuara kanë edhe sisteme “Home Cinema”. Kolltukët janë të stilit “chester”, “capitone” apo “agora”. Madje, vila ofron edhe një argëtim tjetër në katin e nëndheshëm. Pranë pishinës dhe barit, ndodhet një tavolinë bilardo. Pasqyrat në dhomën e ndenjes. shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi