Qeveria: Nga mbjellja e arroreve, vende të reja pune
Fri 18 Nov 2011 - 14:23
Ministria e Bujqësisë ka bërë publik sëfundmi një studim mbi kapacitetet dhe përfitimet që ka vendi për të mbjellë arrore, duke argumentuar se ideja e Kryeministrit Berisha për mbjelljet në masë do të krijojë 290 milionë dollarë prodhim, 160 milionë dollarë eksporte dhe shumë vende pune.
Në fjalimin prezantues ministri Genc Ruli është shprehur se ky sektor ishtë një fushë shmë e mirë për investime dhe do të hapte shumë vende pune.
Vlerësohet se nga investimi disavjeçar në këtë sektor do të përfitojnë drejtpërsëdrejti rreth 43 mijë familje fermere dhe vetëm në sektorin e përpunimit do të krijohen rreth 900 vende pune, vlera vjetore e prodhimit të këtyre kulturave (e llogaritur për 30 mijë ha të mbjella me to) llogaritet në 290 milion USD. Ndërsa të ardhurat vjetore nga eksporti i tyre pritet të jenë në nivelin e 160 milionë USD,-shprehet Ministri i Bujqësisë.
Ndoshta Shqipëria ka në plan të pushtojë Siberinë për të mbjellë 250 milionë rrënjë sepse këtu nuk ka tokë të mjaftueshme për shifra të tilla, komentoi nën zë një ekspert i bujqësisë i pyetur për zbatueshmërinë e idesë së kryeministrit.
Ruli i rezervoi një falënderim të veçantë kryeministrit Berisha për idenë si dhe tha se ky investim do të bazohet te investimet private, pa dhënë më shumë detaje se sa para nevojiten për të mbjellë 250 milionë rrënjë dhe se çfarë avantazhi mund të ketë Shqipëria në këtë fushë në krahasim me të gjitha vendet e tjera të botës.
Shqipëria ka aktualisht 10 milionë rrënjë drufrutorë, 6.2 milionë rrënjë ullinj dhe 760 mijë rrënjë agrume. Arrorët janë gjithsej 272 mijë të përqendruara në zonat malore, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Prodhimi i arrorëve për vitin 2010 qe 4 mijë tonë. Nga shifra aktuale prej 272 mijësh deri në 250 milionëshin e kryeministrit, ka një distancë të gjatë, por përderisa Berisha është optimist, të tillë janë edhe ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas ministrit Ruli, realizimi disavjeçar i projektit të arrorëve do të jetë njëkohësisht një nga investimet më të mëdha financiarë të kryera deri më sot në bujqësinë shqiptare, i përballuar si nga investimet private, ashtu edhe ata publikë. Do të jetë një demonstrim i suksesshëm i partneritetit publik e privat. /albeu.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi