- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
UBS shkurton 10 mijë vende pune
Tue 30 Oct 2012 - 9:46
Banka zvicerane UBS ka njoftuar se po shkurton 10 mijë vende pune në filialet e saj në mbarë botën, në një kohë kur po redukton investimet e saj në aktivitetet bankare.
Shkurtimet do të bëhen në një periudhë 3-vjeçare dhe përbëjnë 16 për qind të forcës së punës të bankës që ka 64 mijë njësi.
UBS humbi 39 miliardë franga zvicerane gjatë krizës financiare dhe iu desh të ndihmohej nga autoritetet zvicerane. Shkurtimet synojnë të kursejnë 3.4 miliardë franga.
Drejtori ekzekutiv i UBS, Sergio Ermotti deklaroi: “Ky vendim ka qenë shumë i vështirë, sidomos për një biznes si i yni që është në shërbim të njerëzve”.
“Disa reduktime do të rezultojnë nga ky shkurtim dhe ne do të marrim çdo masë të mundur për të lehtësuar efektin e tij në tërësi”, ka thënë Ermotti.
UBS, me bazë në Zyrih, do të fokusohet tek banka e saj private dhe një bankë më e vogël investimesh, duke kanalizuar shumicën e rrezikut që ishte përgjegjës për humbjet e saj.
Në një letër të përbashkët dërguar aksionerëve, presidenti Axel Webber dhe drejtori ekzekutiv Ermotti shprehen: “Ne nuk do të ndërmarrim më veprime të mëdha, nga të cilat nuk do të mund të nxjerrim fitimet”.
UBS njoftoi gjithashtu se po harton një seri planesh pasi raportoi për rezultatet e saj për tremujorin e tretë të vitit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi