Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Arvizu: Po blihen votat me vende pune Empty Arvizu: Po blihen votat me vende pune

Thu 13 Jun 2013 - 19:37
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e nisi intervistën e tij në emisionin më të ri politik në Vizion Plus, me gazetarët Adi Krasta dhe Lutfi Dervishi, duke dhënë një panoramë të zymtë të fushatës zgjedhore.
“Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar. Shohim raste kur burimet përdoren për fushatë,” ka thënë Arvizu, duke shtuar megjithatë se ai do të donte të ishte optimist.
Arvizu ka thënë se në disa qarqe situata mund të jetë edhe më e ndezur.
Ambasadori amerikan shprehu shqetësim edhe për çështjen e KQZ-së, duke treguar me gisht nga mazhoranca e djathtë për këtë situatë. Ai ka thënë se ata duhet ta kishin menduar më mirë këtë situatë kur votuan shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.
“Ne kemi shprehur shqetësim për zhvillimet në KQZ nga situata me të cilën përballet KQZ-ja. Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne. Të dy palët janë të interesuara që të fitojnë zgjedhjet dhe ne e kuptojmë këtë. Nga pikëpamja jonë, ne jemi neutralë. Për ne rëndësi ka që të zhvillohet një proces i mirë, i shëndetshëm, demokratik”, ka thënë Arvizu.
Ambasadori Arvizu ka thënë se nëse votuesit kanë besim tek procesi, mund të pranojnë edhe rezultatin zgjedhor.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Arvizu: Po blihen votat me vende pune Empty Re: Arvizu: Po blihen votat me vende pune

Thu 13 Jun 2013 - 21:30
hajni publike,per te demtuar kombin
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Arvizu: Po blihen votat me vende pune Empty Re: Arvizu: Po blihen votat me vende pune

Thu 13 Jun 2013 - 21:49
bastardi berishe po provon gjithcka 
por kete here rilindja ka nevoje ky popull dhe jo diktaturen berishiane
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arvizu: Po blihen votat me vende pune Empty Re: Arvizu: Po blihen votat me vende pune

Sat 15 Jun 2013 - 0:49
Ndaj pati mbi 50% papunesi Shqiperia deri me sot, qe t'i punesoje Saliu me shkembim vote?!...
Sponsored content

Arvizu: Po blihen votat me vende pune Empty Re: Arvizu: Po blihen votat me vende pune

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi