Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Porta e Ferrit", që digjet prej më shumë se 40 vitesh Empty "Porta e Ferrit", që digjet prej më shumë se 40 vitesh

Sun 29 Jul 2012 - 1:11
Në pamje të parë mund të duket si një skenë dramatike e një filmi fanta-shkencor. Por në fakt kjo vrimë gjigande zjarri ndodhet në zemër të shkretëtirës së Karakumit dhe nuk është pasojë e ndonjë sulmi mbi Tokë nga hapësira.Ajo është një krater, e krijuar mbi 40 vjet më parë dhe flakët prej atëherë nuk janë shuar për asnjë sekondë dhe quhet ndryshe “Porta e Ferrit”, raporton tabloidi britanik "Daily Mail'.Në fakt e gjitha kjo nuk është krijuar nga natyra por dora e njeriut. Gjeologët e Bashkimit Sovjetik, kryen shpime në këtë vend në vitin 1971, në atë kohë shpellë, në kërkim të gazit natyror. Por toka ishte shembur duke lënë një vrimë me diametër prej 70 metrash.

Nga frika se vrima do të çlironte gazra helmuese, ekipi vendosi që ta djeg atë me shpresën se zjarri do ta digjte lëndën brenda disa ditëve, por gazi vazhdon të digjet edhe sot.

Zjarri krijon flakë të arta të cilat mund të shikohen nga shumë kilometra larg. Vendndodhja e saj është rreth 260 km në veri të Ashgabatit, kryeqytetit të Turkmenistanit.

Në prill të vitit 2010, presidenti i vendit, Gurbanguly Berdimuhamedou, vizitoi këtë vend dhe urdhëroi mbylljen e vrimës, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Shkretëtira e Karakumit, e cila mbulon një pjesë të mirë të Tukmenistanit, shtrihet në lindje të Detit Kaspik. Kjo zonë është mjaft e pasur me naftë dhe depozita të gazit natyror.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi