Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kjo është fotografia e parë në botë Empty Kjo është fotografia e parë në botë

Tue 31 Jul 2012 - 11:41
Kjo është fotografia e parë në botë Fotografia_e_pare_ne_bote-300x187Fotografia që shikoni besohet të ketë qenë fotografia e parë që është shkrepur ndonjëherë në botë. Me titull “View From The Window At Le Gras”, kjo foto vjen nga vitin 1826 dhe pritet të ekspozohet në Gjermani në muajin shtator.

Besohet se i përket fotografit Nicephore Niepche në zonën Le Gras, ku banonte, në Saint Loup de Varennes të Francës.

Besohet gjithashtu, citon alb-observer.com se Niepce e krijoi këtë fotografi duke përdorur një dhomë të errët, si dhe një disk të mbuluar me një përzierje të veçantë, të ndjeshme ndaj dritës.

Gjatë ekspozimit në dritë, kjo përzierje ngurtësohej, ndërsa pjesët që nuk ndryshonin, mund të pastroheshin me një përzierje nafte dhe vaj livandoje.

Pas një ekspozimi 8 orësh, rrezet e diellit “ndriçonin” objektet në të dy anët e fotos.

Edhe pse arritjet e Niepce ishin të suksesshme për kohën, ai nuk ia doli që të tërhiqte vëmendjen e Britain’s Royal Society për këtë shpikje që ai e quante “heliograf” (shkruaj me diell), ndaj dhe ia dha fotografinë e tij, botanistit britanik Francis Bauer.

Kjo fotografi u ekspozua për herë të fundit në Londër në vitin 1898 dhe që atëherë mbeti në harresë. Ajo u rigjet nga historiani Helmut Gernsheim, i cili e shpalli Niepce shpikësin e fotografisë.

Amerikani Harry Ransom bleu në vitin 1963 koleksionin fotografik të Gernsheim për universitetin e Teksas në Austin dhe e ekspozoi.

Në shtator, fotografia do të shfaqet në ekspozitën “Lindja e fotografisë”, që do të mbahet në muzeun Reiss Engelhorn në Mannheim të Gjermanisë. /alb-observer.com/
Kjo është fotografia e parë në botë Fotografia_e_pare_ne_bote1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi