Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Wed 2 May 2012 - 22:17
Kundër shoqërisë perëndimore, sipas të cilës përzierja e geneve me njerëz të së njëjtës familje, po shkojnë shkencëtarët pranë një universiteti në Australi, të cilët kanë bërë publike rezultatet e një studimi shumëvjeçar.Alan Bittles, një nga hulumtuesit e devotshëm për çështjet e trashëgimisë, vendosi të bëjë publike nëpërmjet një libri, përfundimet e tij pas 35 vjetësh punë. Dhe këto përfundime, sigurisht që do të shqetësojnë shumë vetë, duke filluar që nga lexuesit e thjeshtë, e deri tek përfaqësuesit e besimeve fetare, por edhe të shërbimeve të gjendjes civile.Profesori i Universitetit Murdoch në Perth të Australisë, dërgoi në Consanguinity in Context, një performancë që mund të ishte “Kufijtë farefisnorë”, me qëllim që të rrëzojë mitin dhe idetë e gabuara sipas tij, të martesave midis njerëzve që janë më pranë shkallës farefisnore.

Sipas tij, rritja e emigracionit ka sjellë këto kushte, si në Australi, edhe në botën perëndimore përgjithësisht dhe si rezultat, ato mund të përballen me të dhëna shkencore.

“Qëllimi im kryesor është parandalimi i sëmundjeve gjenetike nëpërmjet të kuptuarit saktë dhe të vlerësuarit se si trshëgohen genet brenda familjeve dhe shoqërive”, tha ai, citon albobserver.com.Sot në botë ka 1.1 miliardë njerëz apo mbi 15% të popullatës botërore që ose janë martuar me kushërinj, ose janë fëmijë të këtyre martesave. Kjo praktikë ndiqet nga shumë komunitete, myslimane, budiste, hindu dhe hebraike, madje dhe kristiane, vë në dukje Bittles.

Gjithsesi, pikëpamja themeluese në Perëndim është se martesat midis kushërinjve të parë do të jenë shkaku që fëmijët e tyre do të kenë karakteristika gjenomike negative. Por sipas këtij profesori, pjesa më e madhe e tyre, në realitet, gëzojnë shëndet të plotë. Madje përqindja e fëmijëve që kanë ndonjë problem, në shumicën e rasteve nuk është çështje genesh të trashëguara.

Sipas tij, deri më sot studimet shkencore janë bazuar kryesisht në vende të varfra, ku kushtet e jetesës dëmtojnë shëndeti dhe zhvillimin fiziologjik të fëmijëve. “Gjetjet nga hulumtimet ndër vite dokumentojnë se rreziqet shëndetësore nga martesat brenda farefisit janë të ekzagjeruara, si pasojë e organizimit jo të mirë të studimit, ku nuk merren në konsideratë faktorët e jashtëm”, vë në dukje ai.

Sipas të dhënave të Bittles, vdekjet foshnjore ose mundësia për t’u sëmurur rëndë në moshën foshnjore apo gjatë viteve të fëmijërisë, është 4%-5% më e madhe për fëmijët që janë fryt i martesave midis kushërinjve të parë, shifër që ai e konsideron fare të vogël. Dhe jo vetëm kjo, por sipas tij, këta fëmijë mund të kenë edhe avantazhe gjenetike.

“Në nivel social dhe ekonomik, forcohen lidhjet e familjes dhe ruhen pasuritë”, tha ai, duke shtuar se ky faktor është shumë i rëndësishëm për banorët e vendeve të treta. /albobserver.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Re: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Fri 4 May 2012 - 20:29
Message reputation : 100% (1 vote)
Tani shkenctaret te thone dhe hidhu nga ura ne lum se shancet per vdekje jane te pakta, ose injekto veten me semundjen e radhes se s'do te vdesesh por s'do te thote qe duhet te merni per baze çdo fjale te thene.

Si do rrojne ndryshe ato? Po behen doktora shkence mijera njerez ç'do vit, do nxjerin noj budallek qe te justifikojne rrogen me "kerkime". Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! 2585209286
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Re: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Fri 4 May 2012 - 20:38
jojo flm...ka burra plot,sngatrrohem me kusherinjet...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Re: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Fri 4 May 2012 - 22:26
Aяjαиα shkruajti:Tani shkenctaret te thone dhe hidhu nga ura ne lum se shancet per vdekje jane te pakta, ose injekto veten me semundjen e radhes se s'do te vdesesh por s'do te thote qe duhet te merni per baze çdo fjale te thene.

Si do rrojne ndryshe ato? Po behen doktora shkence mijera njerez ç'do vit, do nxjerin noj budallek qe te justifikojne rrogen me "kerkime". Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! 2585209286

I ke rene pikes... Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! 568197611
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Re: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Fri 4 May 2012 - 22:43
kusherina e par esht qika e miqes esht nje gjak te ne shiptart nuk ka ndodh ky degjenerim
Sponsored content

Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!! Empty Re: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi