Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kush është Zonja e Parë e re e Shqipërisë? Empty Kush është Zonja e Parë e re e Shqipërisë?

Wed 13 Jun 2012 - 17:10
Entela Resuli Dy ditë më parë familja Nishani është gdhirë normalisht, me të njëjtin ritual e të njëjtin intensitet lëvizjesh. Ndërsa dje në mëngjes, në pallatin pranë “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku ndodhet apartamenti i familjes Nishani, janë shtuar forcat e sigurisë në përmasa të dukshme. I gjithë ky ndryshim ka qenë surprizë për z.Nishani. Po ashtu edhe për familjen e tij. E kontaktuar nga “Shekulli”, znj.Odeta, bashkëshortja e tij, pohoi se “e gjithë kjo situatë na gjeti të papërgatitur”. Zonja e parë e re e vendit e kishte të vështirë të fliste më shumë, duke na premtuar se do të flasë me ne shumë shpejt.

Mëngjesin e djeshëm, të dy bashkëshortët kanë dalë në të njëjtin orar të përditshëm nga shtëpia, ora 8:00, duke vazhduar angazhimet e ditës.

Banorët e pallatit ndihen mirë që mes tyre kanë Presidentin e ri. Ende nuk dihet nëse z.Nishani do të shkojë të jetojë në Pallatin e Brigadave apo do të banojë në atë apartament të thjeshtë. Fqinjët thonë se kanë respekt maksimal për të dhe se ishte emri më i denjë nga kandidaturat e shumta të këtyre ditëve për president.



Arturi:

Arturi është një nga komshinjtë e Presidentit të ri Nishani. “Ne kemi shumë respekt. Janë familje e thjeshtë dhe shumë e nderuar”,- shprehet ai. Tregon se e ka ndjekur me ankth garën presidenciale dhe se në ato momente ishte në lokalin e lagjes, ku zëri i televizorit ishte ngritur në maksimum. “Të gjithë këtu në lagje brohoritëm kur numri i votave u arrit dhe u kalua. Sapo të gjej mundësinë, do ta takoj e do ta uroj për detyrën e re”, – thotë Arturi për “Shekulli”-n.



Gëzimi:

Gëzimi jeton në një shkallë me Presidentin. Duke folur dje për “Shekulli”-n ai tregon: “Unë them se do ta kryejë me korrektësi atë detyrë. Personalisht e urova në mëngjes, kur doli nga shtëpia, pasi një nga të mirat e tij është se, është njëri shumë i thjeshtë dhe komunikon shumë mirë edhe me ne të tjerët. Personalisht kam bërë tifo për z.Nishani. Është një nga personat më të nderuar. Këtë gjë nuk e them duke e parë nga televizori, por duke e parë atë në përballje me ne, komshinjtë e tij. I uroj suksese!” .Kush është Zonja e Parë e re e Shqipërisë? Bujar-nishani-me-gruan-2-300x231Si lindi dashuria e çiftit presidencial

Odeta është një familjare e përkushtuar dhe një grua në karrierë. Gjatë këtyre viteve duket si i ka bërë mirë të dyja këto role. Posti i “Zonjës së parë” i erdhi pa pritur, por jo i pa merituar. Ruan një marrëdhënie të shëndetshme familjare që nga koha kur vendosi ta krijojë atë. Për çiftin Nishani, dy fëmijët janë pjesë e madhe e dashurisë së tyre tashmë 20-vjeçare (2 vjet fejesë). Dashuri kjo që i ka hapat e para në muzgun e një nate vere korriku, ndërsa Odeta shëtiste me kushërirat e saj në Durrës. Ishin pushimet verore dhe rastësisht në rrugë kishin takuar tezen e Bujarit, me të cilën ato kishin njohje familjare. Ajo i prezantoi, por vajza simpatike shumë pak e kishte fiksuar njeriun që më pas do bëhej bashkëshorti i saj.

“Për fytyrë nuk e mbajta mend, por më kishin mbetur në mendje mustaqet”, thotë ajo në një rrëfim të bërë vite më parë në media. Më pas takimet u shpeshtuan. Dy vjet më vonë erdhi dhe propozimi për fejesë. Tashmë ata kanë 17 vjet martesë së bashku, një bashkëjetesë e mbushur me gëzime dhe mirëkuptim.

“Në lidhjen tonë nuk shquhet ndonjëri për kokëfortësi ose për tolerancë të tepruar. Në fakt kjo është gjëja që më bindi mua, se kjo e jona ishte një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme”, – tregon Odeta në intervistën e dhënë.

Përkrahja që i ka dhënë të shoqit në rrugën e politikës ka qenë e madhe. Edhe emocionet gjatë fushatave, gjithashtu. Bujar Nishani konkurronte në vitin 2005 ish-ministrin e atëhershëm të Rendit, Igli Toskën si dhe deputeten, Monika Kryemadhi. Dy ditë më parë ai u votua, por këtë herë për një mandat 5-vjeçar në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.



Odeta Nishani

Emri: Odeta

Mbiemri: Nishani

Vendlindja: Elbasan

Profesioni: Inxhiniere ndërtimi

Gjendja civile: E martuar me Bujar Nishanin

Fëmijët: Ersi dhe Fiona

Arsimimi: Në vitin 1992 mbaron studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në degën Ndërtim

Eksperienca e punës: Shefe ndërtimesh në Akademinë Ushtarake. Për 10 vjet ka punuar në Institutin e Projektimeve Ushtarake.

Aktualisht është drejtoreshë e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.



30 Prill 1991: Parlamenti zgjedh President të Republikës, Ramiz Alinë

9 Prill 1992: Parlamenti zgjedh President të Republikës, Sali Berishën

3 Mars 1997: Parlamenti rizgjedh President të Republikës, Sali Berishën

24 Korrik 1997 Parlamenti zgjedh President të Republikës, Rexhep Meidanin

24 Korrik 2002: Parlamenti zgjedh President të Republikës, Alfred Moisiun

20 korrik 2007 Parlamenti zgjedh President të Republikës, Bamir Topin

Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi