- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Zonja e parë e ardhshme, zyrtarisht më e pasura
Fri 15 Jun 2012 - 16:44
Familja e re presidenciale e Shqipërisë, e përbërë nga kreu i sapozgjedhur i shtetit, Bujar Nishani, dhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani, duket se kanë një gjendje ekonomike të konsoliduar, nisur nga deklarimet e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Nisur nga drita e madhe që po hidhet mbi këtë familje, pas zgjedhjes së Nishanit si president i Republikës, gazeta në një hulumtim të bërë mbi deklaratat e dorëzuara prej tyre ndër vite sjell një bilanc total të pasurisë së çiftit presidencial deri në vitin 2010.
Ajo që bie në sy nga kontrolli i deklaratave të tyre, bën te ditur “Shqip” lidhet me faktin se pjesën dërrmuese të “pasurisë” së familjes e zotëron pikërisht bashkëshortja e Nishanit.
Zonja e parë e vendit është pronare e vetme e tri shtëpive të banimit dhe dy dyqaneve, të gjitha të trashëguara nga i ati i saj, të vendosura në qytetin dhe plazhin e Durrësit.
Nga ana tjetër, me Bujar Nishanin, zonja e parë ndan kontributin për një kredi prej rreth 4.300.000 lekë të marrë për blerjen e apartamentit të tyre të përbashkët në Tiranë në vitin 2007. Nga ana e tij, ish-ministri i Brendshëm, Nishani, nuk ka pronësi të tijën përveç gjysmës së apartamentit të Tiranës, për të cilin po shlyhet kredia dhe një automjeti tip “Tojota” të blerë me një vlerë prej 3 500 eurosh në vitin 2009.
Pasuria e Nishanit
Ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në deklaratën e fundit të dorëzuar në ILDKP-ja deklaron faktin se aktualisht ai dhe bashkëshortja e tij, Odeta, janë duke shlyer një kredi me vlerë 5 000 000 lekë e marrë në vitin 2006 për një apartament banimi në Tiranë.
Në deklaratën e pasurisë së vitit 2010, Nishani deklaron se gjatë kohës së marrjes së kredisë nga familja e tij janë arritur të shlyhen vetëm 700 000 lekë. Nga ana tjetër, presidenti më i ri i vendit deklaron si të ardhura pagën si ministër dhe qiratë e dy dyqaneve në Durrës, në pronësi të bashkëshortes së tij. Si ish-ministër Nishani bën pjesë në kategorinë e atyre zyrtarëve të lartë, të cilët deklarojnë shuma modeste të ardhurash të bazuara kryesisht në funksionet e tyre shtetërore dhe pa prona të trashëguara ose të blera gjatë viteve të fundit.
Pasuria e zonjës së parë
Odeta Nishani, e cila aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së Studimit të Tregut dhe Statistikave Turistike, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deklaron se ka një pasuri të konsiderueshme në pronësi vetjake, si pasojë e trashëgimisë. Në deklaratat e saj të pasurisë, fillimisht si bashkëshorte e deputetit Nishani dhe më pas si subjekt deklarimi nisur nga pozicioni, zonja e parë thekson se ka në pronësi tri apartamente dhe dy dyqane në Durrës, të gjitha të dhuruara nga i ati i saj pas vitit 1997.
Këto dhurime të herëpashershme pronash duket se i kanë krijuar Odeta Nishanit edhe privilegjin për të qenë zonja e parë e vendit me një pasuri të tillë të konsiderueshme dhe e ardhur si rezultat i trashëgimisë. /Tch/Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi