Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush është psikolog dhe kush psikiatër Empty Kush është psikolog dhe kush psikiatër

Tue 10 Apr 2012 - 18:19
Kujt do t’i drejtoheni për ndihmë kur keni telashe psikike? Në princip, mund të kërkohet ndihmë edhe nga psikologu edhe nga psikiatri, edhe njëri edhe tjetri merren me shëndetin mendor. Megjithatë, ekzistojnë ndryshime të rëndësishme mes këtyre dy profesioneve.Se kujt do t’i drejtoheni për ndihmë, varet nga lloji i problemit dhe çrregullimit që keni, por edhe nga personi. Ndonjëherë problemi është i thjeshtë dhe që të evitohetmjafton një apo disa biseda me një person të kualifikuar që merret me psikoterapi apo këshillim. Mirëpo, problemi mund të jetë më serioz, dhe atëherë ndihmën e ofrojnë neuropsikiatri, në bashkëpunim me psikiatrin ose psikologun.Psikiatri është mjek, person i cili së pari ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë, dhe pastaj specializimin nga dega e psikiatrisë, shkenca e cila merret me sëmundjet mendore dhe me shërimin tyre. Psikiatri punon në klinikë dhe shëron me medikamente dhe psikoterapi. Për dallim nga psikologu, psikiatri mund të përshkruaj ilaçe.
Psikologu nuk e ka përfunduar fakultetin e Mjekësisë por fakultetin Filozofik, dega e psikologjisë, e cila studion sjelljet e njerëzve dhe psikikën në pikëpamje të gjerë. Merret me aspekte të ndryshme të jetës, si për shembull: çfarë qëndrimi kemi, kujtesën, çfarë ndikon në sjelljet tona dhe vetitë e tjera. Vetëm një segment i saj, psikologjia klinike, merret me studimin dhe shërimin e çrregullimeve psikike duke ofruar ndihmë psikologjike. Psikologu mund të punojë në shkolla, kompani, institute dhe në spital.
Kush është psikolog dhe kush psikiatër 2-162
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi