Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kush është Kristo Papa, shqiptari i Greqisë, që është bërë nazist? Empty Kush është Kristo Papa, shqiptari i Greqisë, që është bërë nazist?

Sun 3 Feb 2013 - 20:45
Nga Arben Llalla
Nga buron urrejtja e Kristo Papa i cili është shqiptar ortodoks, që e di shumë mirë gjuhën shqipe, gjuhën e heronjve të revolucionit të 1821, gjuhën që e flisnin dhe e flasin shumë personalitete të Greqisë?

Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grekë me origjinë shqiptare. Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa, është themeluar si fshat midis shek. 16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë.

Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një biznes për shitjen e mobilieve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.

Kristo Papa që në fëmijëri u edukuar me frymën e heronjve revolucionar të vitit 1821, që ishin nga Suli, të cilët prej shumë vitesh ishin kundërshtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe të pushtetit të Ali Pashë Tepelenës.

Figurat e heronjve shqiptarë të Sulit u bënë objekt frymëzimi të poetëve me famë në ato vite. Babai i Kristos, Ilia Kristo Papa ka lindur në vitin 1924 dhe ishte fëmija i pestë i një prifti të thjeshtë dhe një mësuese.

Në moshën 17 vjeçare iu bashkëngjit trupave të Napolon Zervës. Majori Ilia Kristo Papa merr pjesë direkt në ndërhyrjen ushtarake të kolonel Gjeorgjio Papadhopulos, i cili instaloi diktaturën ushtarake në Greqi nga viti 1967-1974. Ushtaraku Ilia Papa u caktua në trupat e besueshme të sigurisë së Papadhopulit, të cilin e emëroi më vonë komisioner i qeverisë në Bankën Greke. Pas rënies së diktaturës më 1974, edhe pse u arrestua me akuzë për tradhti nga deputeti i PASOK, Evangjelo Janopulos, ai i shpëtoi burgut falë bashkëpunimit që vazhdoi me Kostandin Karamanlisin.

Në vitin 1975 doli në pension bashkë me qindra ushtarakë që i kishin shërbyer sistemit diktatorial të Gjeorgjio Papadhopulos. Në moshë të thyer 89 vjeçare, Ilia Papa vazhdon të jetë aktiv i organizatës Agimi i Artë dhe të propagandojë tek rinjtë frymën e juntës diktatoriale të Papadhopulos dhe të ideologjisë naziste hitleriane.

Diktatori Papadhopulos ishte arvanitas, shpeshherë intelektualët arvanitas në fillim të viteve 1980 arrestoheshin nga sigurimi grek me pretekstin se po ringjallin ideologjinë e Papadhopulosit, këtë e ka deklaruar i ndjeri Aristidh Kola në një intervistë që ja mora dy muaj para se të vdiste ku thotë: “Në fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit. Bëmë një takim të bukur, ku merrnin pjesë mbi 2.000 veta, por u zgjuan sigurimsat e shtetit grek (ASFALIA) dhe SFEVA (organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin arvanitas të fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të djathta shkruanin për ne, duke na sharë dhe thënë “njerëzit e Papadhopulit u zgjuan”.

Figura më e dashur e Kristo Papës është Skënderbeu, Kolokotroni dhe Ali Pasha, këtë ma kanë thënë disa miq të afërt të Kristos, të cilët janë arvanitas dhe me deklaratat e kohëve të fundit të tij antishqiptare janë habitur dhe distancuar.

Megjithatë mendimi im është se deputeti Papa po bënë një punë të lavdërueshme me deklaratat ekstremiste duke i treguar botës perëndimore se Greqia mbetet një vend primitiv ku feja ngatërrohet me kombësinë si në mesjetë, ku në Greqi ka forca të ideologjisë naziste të cilat rrezikojnë të përhapen në vendet e BE si oktapod. Besoj se problemet e brendshme të Greqisë bëjnë që klasa politike e saj të gjejë ngushëllime duke reflektuar me dhunë kundër emigrantëve dhe shqiptarëve në veçantë. Kjo është një metodë e njohur për ne që kemi jetuar disa vite të jetës në atë vend.

Kristo Papa, ideologu nazist

Nëse do shohim organizata e Agimit të Artë nuk janë vetëm nazistë, as neonazistë, por janë diçka tjetër për të cilët bota duhet të trembet. Ata janë një organizatë e errët, e tmerrshme, të cilët promovojnë ushtrinë naziste të Hitlerit, për të cilën bota e sotme ndjenë ende dhimbjet që i shkaktojë ajo ushtri me ideologjinë e saj vrasëse deri në zhvarrosje të kombeve.

Kristo Papa që ne e shohim duke dhënë deklarata për një luftë midis Greqisë dhe Shqipërisë ishte drejtuesi i shtypit dhe propagandës së Agimit të Arta, në shkrimet që shkruante Papa ngrinte lartë figurat e nazistëve gjerman me një përkushtim patologjik. Agimi i Artë si organizatë u themelua për të dobësuar partitë e majta në Greqi, jo kundër shqiptarëve, bile shpesh herë në revistën e tyre botoheshin shkrime ku thuhej se grekët dhe shqiptarët janë vëllezër. Por pas viteve 2000, kjo organizatë u bë kundërshtarja më e fortë e emigrantëve shqiptar dhe Shqipërisë. Mendoj që këtu duhet të kenë gisht lobi sllav në Greqi që është shumë i fuqishëm dhe kisha ortodokse.

Nëse do shohim nga e kanë origjinë shumica e deputetëve të Agimit të Artë do vërejmë se shumica e tyre vijnë nga fshatrat arvanitas si p.sh Nikolaos Mihalolakos, Eleni Zarula, Kristo Papa, Mihail Arvaniti, Nikolaos Mihas (mbiemri i këtij ka qenë Bythkali para shumë viteve sepse e njoh familjen e tij), Dhiumitrios Kukuçi, Estathios Bukuras (edhe një kushëririn e këtij e njoh, flasin shqip shumë mirë), Ilias Kacidharis etj. Lirisht mund të them se po t’u bëhet ADN, do dalë se e kanë të njëjtë me shqiptarët, por për fat të keq shteti shqiptar nuk ka institucione që të merren më seriozisht me këto gjëra dhe Ministria e Jashtme nuk ka diplomatë që kanë njohuri për arvanitasit. Kjo më dhemb shumë, prandaj ftoj publikisht ndonjë historian dhe studiues të më kundërshtojë këto që shkruaj.

Agimi i Artë përdor simbolet e vjetra shqiptare

Në përgjithësi organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve. Por pasi fitoi disa vende në Kuvendin e Greqisë, ndryshoi ngjyrat nga e kuqe e zi në të kaltër me të bardhë, kjo u bë pasi partitë majtiste i akuzuan se janë me origjinë shqiptare dhe përdorin ngjyrat e flamurit të Skënderbeut.

Në numrin e revistës të Agimi i Artë të tetorit 1986 shkruhej me shkronja të mëdha: “Grekët dhe shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi i artikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës e “Agimit të Artë” është njeri nga themeluesit dhe drejtuesit kryesorë, i cili ka vënë iniciale FAETHON.

Ky është Ilia Papa, babai i Kristo Papës të “Agimit të Artë”. Ilia ishte ushtar në ushtrinë e Napolon Zervës, major i trupave besnike të diktatorit Gjeorgjio Papadhopulos 1967-1974, nuk bëri burg falë bashkëpunimit me Kostandin Karamalisin, sot është 89 vjeç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi