Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të falësh i bën mirë zemrës! Empty Të falësh i bën mirë zemrës!

Wed 1 Aug 2012 - 17:08
Njerëzit që arrijnë ta largojnë mërinë dhe të falin të tjerët, e mbajnë presionin arterial në nivele normale, ndryshe nga ata që rrëmbehen nga zemërimiDuhet të dish të falësh. Kjo thuhet edhe në Bibël, por në fakt tani janë studiuesit, të bazuar në studime të mirëfillta shkencore që e sugjerojnë një gjë të tillë; duhet lënë mënjanë zemërimi dhe duhen falur njerëzit e tjerë, sepse një gjë e tillë nuk i bën mire vetëm shpirtit, por edhe shëndetit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se ata njerëz që janë të aftë të largojnë mërinë dhe zemërimin ndaj të tjerëve dhe që mund të falin, kanë më shumë mundësi të reduktojnë rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut, gjendje që vjen si rezultat i një momenti të tensionuar shpirtëror ose psikologjik.

Në studim morën pjesë 200 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të mendonin për momentet nga jeta e tyre kur janë zhgënjyer apo ofenduar nga sjellja e një miku. Gjysmës iu kërkua që të rikujtonin se sa ishin zemëruar, ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua që momentet e zhgënjimit t’i kujtonin në mënyrë më të qetë dhe me prirjen për të falur.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin të lidhur me disa monitorë që tregonin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. U pa se “grupi i të inatosurve” ose atyre që e rikujtonin ende me gjaknxehtësi apo zemërim ngjarjen e dikurshme, kishte një presion më të lartë gjaku krahasuar me “grupin që falte” dhe që rikujtonte me qetësi gjithçka.
Zemërimi dhe gjendja e nderë emocionale i bën keq zemrës, kjo është e sigurt, prandaj më mirë falni dhe kalojeni gjithçka me qetësi, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që do të jeni më mirë shpirtërisht, por edhe më të shëndetshëm fizikisht.
Burimi: g.shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi